Dikush e akuzon për mos realizim të projekteve e dikush ia siguron – uron fitoren pa balotazh Kadri Rahimajt

Kamenicë – Për dikë “Nënë” e për dikë “Njerkë”, kështu po e vlerësojnë qytetarët angazhimin e Kadri Rahimajt rreth promovimit të projekteve komunale.
Kadri Rahimaj tregohet bukur i kujdesshëm në promovimin e projekteve në rrjetet sociale.
Megjithatë jo të gjithë e lavdërojnë për angazhimin e tij meqë shumë fshatra ende se kanë përjetuar asnjë investim.
Pajtim Maliqi e ka pyetur Kadri Rahimajn në rrjetet sociale tek postimet e tij: “Po po bravo e rrugët në Busavat që janë kon në projekt qe dy vite e ma shumë ky kryetari i mirë edhe i drejt që po i hjek prej tenderit bravo se shumë mirë o tu punue”.
Ndërsa qytetari tjetër Erduan Gjyrishevci ka shkruar: “Kamenicali në qoftëse nuk ja jepni votën pa balotazh në mandatin e dytë, duhet me ju que krejt nëpër doktora se si keni punët mirë” ka shkruar me ironi ky komentues./rajonipress/