GRANDEMALL

Dikur mund të jetë vonë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

​Qeveria dhe partitë opozitare vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta për mënyrën e zgjidhjes së krizës politike me të cilën po përballet vendi.Që nga 22 shtatori, opozita ka bllokuar me mjete të ndryshme mbajtjen e seancave të Kuvendit, për shkak të marrëveshjeve të Qeverisë të arritura në bisedimet me Serbinë dhe shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Njohës të çështjeve politike në Kosovë thonë se mungesa e një qasjeje për bisedime mes partive në pushtet dhe opozitës vazhdon të mbetet shqetësim.

Analisti i Grupit të Ballakanit për Politika, Naim Rashiti, ka deklaruar për Zërin e Amerikës se shqetësim mbetet mungesa e një qasjeje për të biseduar nga të dyja palët.

“Besoj se është një situatë e rëndë, për dy arsye. Vendosmëria e opozitës për të vazhduar dhe mungesa e një qasjeje shumë më proaktive të Qeverisë, Kryeministrit dhe partive më të mëdha, në raport me opozitën”.

Rashiti thotë se një qasje e re e partive në pushtet ndaj opozitës mund të ofrojë zgjidhje për të dalë nga kriza.

Uji Dea

“Dialogu parlamentar pozitë-opozitë, marrëveshje të përbashkëta, kompromise si nga njëra palë, si nga tjetra”.

“Qeveria duhet të bëjë kompromis me opozitën në raport me rolin e tyre në vendimmarrjen për disa tema kryesore që janë vitale për vendin”.

“Ata duhet të marrin përgjegjësinë për të gjetur rrugë dhe zgjidhje për këtë situatë kritike”.

Rashiti mendon se dikur mund të bëhet vonë.

“Protestat mund të jenë të dhunshme, me rreziqe të eskalimit, ndoshta me fatalitete, me dëme, të cilat pastaj domosdoshmërisht do t’i sjellin palët në tavolinë, por mund të jetë vonë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.