Fundamenti

Dikur, Gjilani dhe Anamorava vende strategjike të karakterit ekonomik dhe ushtarak

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Sipas historianit të njohur gjilanas Aliriza Selmani, Gjilani dhe Anamorava ishin vende strategjike, ku kryqëzoheshin shumë rrugë të karakterit ekonomik e ushtarak.

Në librin e titulluara :”Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX” , historiani Aliriza Selmani jep detaje interesante për Gjilanin dhe Anamoravën.

Fundamenti

“Gjilani dhe Anamorava ishin vende strategjike, ku kryqëzoheshin shumë rrugë të karakterit ekonomik e ushtarak. Aty kalonte magjistrali i vjetër dardan që lidhte Lezhën me Nishin. Kjo rrugë në mesjetë quhej Via de Zenta. Ajo, njëherësh, quhej edhe rruga e Shkodrës – Prizrenit. Nëpër këtë rrugë qarkullonin mallra nga bregdeti i Adriatikut për në brendi të Ballkanit dhe anasjelltas. Kjo rrugë e humbi rëndësinë e mëparshme me ndërtimin e hekurudhës Selanik – Shkup – Mitrovicë” ka shkruar historiani Aliriza Selmani mes tjerash në librin e tij që vazhdon të mbetet thesar për shumë informacione rreth dhe për Gjilanin e Anamoravën./rajonipress/.