Uji Dea

Dikur e uronte për postin, tani po i del pengesë edhe Zenuni

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri fillimisht e kishte uruar Zenun Pajazitin në krye të PDK-së në Gjilan. Ishte befasues ky urim nga ana e Hazirit. Por tani pas gjashtë muajve Haziri ka tjetër opinion për Pajazitin. Sipas tij Zenunit i ka dal situata nga kontrolli në PDK.

Deklaratat e shpeshta që vijnë nga tabori opozitar në PDK e që kryesisht përcillen nga Riad Rashiti, Sahit Abazi e Bujar Nevzati, e më së paku nga Zenun Pajaziti janë parë shumë herë pengesë për Lutfi Hazirin.

Madje Haziri shpesh ka deklaruar se ato deklarata nuk përkojnë me vijën që ndjek PDK dhe drejtuesi i saj.

Ishte Haziri ai që i urojë Zenun Pajazitit postin në krye të PDK-së me shpresën se Pajaziti do t`i fuste nën kontroll grupin e rebeluar opozitar. Por kështu nuk ndodhi tash e sa muaj.

ARKATANA

Haziri atëkohë pati shkruar: “Pas emërimit nga ana e kryesisë së degës së PDK-së në Gjilan në pozitën e kryetarit të saj, shfrytëzoj rastin të uroj deputetin Zenun Pajaziti. Besojmë që dega e PDK-së do të jep kontributin politik për zhvillimin e qytetit të Gjilanit nga roli i saj opozitar” kishte shkruar Haziri në urimin e tij adresuar Zenun Pajaziti në nëntor të vitit 2015.

Por tani Haziri ka një koncept tjetër. Haziri tani po i pengon edhe heshtja dhe mos ndërhyrja e Pajazitit për t`i stopuar këshilltarët e PDK-së, pavarësisht se Zenun Pajaziti ka folur fare pak ose aspak rreth qeverisjes Haziri.

“Zenunit i ka dal situata nga kontrolli sepse atje gjendja nuk po mund të përmirësohet dhe se ka plotë prej tyre që akoma nuk po mund të besojnë se i kanë humbur zgjedhjet. Dikush në PDK akoma nuk është ka e di, e beson se zgjedhjet i kanë humbur” ka ironizuar Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.