RCCOLA

Dihen fituesit e garës në Ese

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Bajram Mavriqi tha se në garat në ese në gjuhën shqipe janë shpallur dy vende të para, kjo për shkak të numrit të barabartë të pikëve në Ese.

Sektori i Rinisë pranë Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal në Kamenicë, për nder të muajit të rinisë 2012, ka organizuar gara në Ese me nxënësit e klasave të: IX, X, XI, XII dhe XIII, në lëndët Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë Angleze.

Bajram Mavriqi përgjegjës për rini ka thënë se pas vlerësimit të Ese-ve të nxënësve pjesëmarrës në gara janë shpallur edhe rezultatet ku garuesi fitues në gjuhën shqipe është : Miranda Jakupi, vendin e parë 20 €, SHM “Ismail Qemali”- Kamenicë, Rina Morina, vendin e parë 20 €, SHF “Rexhep Mala”- Topanicë, Doruntina Krasniqi, vendin e dytë 25 €, SHM “Ismail Qemali”-Roganë, Arta Berisha, vendin e tretë 15 €, SHM “Ismail Qemali”-Kamenicë

Uji Dea

Mavriqi tha se në garat në ese në gjuhën shqipe janë shpallur dy vende të para, kjo për shkak të numrit të barabartë të pikëve në Ese.

Ndërsa, garuesit fitues të gjuhës angleze janë: Lejla Leci, vendin e parë 40 €, SHF “Dëshmorët e Kombit”- Kamenicë, Anduenë Jerliu, vendin e dytë 25 €, SHM “Ismail Qemali”-Kamenicë, Krenare Kastrati, vendin e tretë 15 €. ShF “ Avni Rrustemi” Karaçevë e Epërme./rajonipress/