Fundamenti

Digjet tërësisht vetura e autotaksit “Luli”

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Të shtunën rreth orës 21.00 e mbrëmjes ka marrë flakë një veturë e autotaksit “Luli”. Zjarri që kishte kapluar veturën është lokalizuar nga zjarrfikësit të cilët shmangën më të keqën pasiqë vetura ndodhej në një vend të banuar në rrugën Qarkore.

Një veturë e kompanisë autotaksi “Luli” është përfshirë nga flaka të shtunën rreth orës 21.00 në rrugën Qarkore (foto rajonipress).

Zjarrfikësit kanë reaguar shpejt dhe policia derisa paniku nga banorët ishte i madh pasiqë vetura ndodhej në një vend të banuar.

ARKATANA

Halit Rexhepi nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim tha për rajonipress se zjarrfikësit kanë reaguar shpejt dhe kanë lokalizuar zjarrin, pasi kishte rrezik nga rrjedhja e naftës.”Fatmirësisht dëme në njerëz nuk ka kurse vetura është djegur e tëra” tha Rexhepi.

Edhe Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale ka konfirmuar rastin për rajonipress dhe tha se policia ka reaguar shpejt dhe ka lokalizuar vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit. /rajonipress/