RCCOLA

Digjet një banesë në lagjen Kamnik në Gjilan

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Një banesë gati është djegur tërësisht mbrëmë vonë. Fatmirësisht sipas policisë nuk ka viktima kurse dëmet janë të mëdha.

Mbrëmë vonë është djegur gati tërësisht një banesë në lagjen Kamnik. Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë tha për rajonipress se dyshohet se shkak i zjarrit është oxhaku, por hetimet ende janë duke vazhduar në mënyrë intensive sepse është djegur edhe kulmi i banesës.

Mahmuti tha se banesa aktualisht është e pabanueshme edhe pse intervenimi i policisë dhe i zjarrfikësve ka qenë mjaft i shpejt.

Uji Dea

Kurse Blerton Ajeti drejtor për mbrojtje dhe shpëtim tha se fillimisht pronarja e banesës nuk ia ka lejuar zjarrfikësit që të reagojnë me kohë. “Zjarrfikësit tanë kanë intervenuar tek kur kanë arritur policia e cila ka lejuar menjëherë intervenimin e zjarrfikësve për shkak se ka pasur edhe banesa tjera afër dhe dëmi do të ishte katastrofal.

Ajeti tha se kanë punuar deri vonë dhe sot paradite dhe janë duke bërë përpjekje që ta bëjnë të banueshme ose që të strehohet në një vend tjetër pronarja e banesës./rajonipress/