Eko Higjiena

Dietat me pak yndyrë nuk funksionojnë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dietat me pak yndyrë nuk janë mënyrat më të mira për të humbur peshë, thuhet në një studim të ri, i cili vë nën dyshim dekada të tëra me këshilla shëndetësore.

Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se nuk ekziston ndonjë dëshmi për ta mbështetur besimin se njerëzit duhet ta reduktojnë sasinë e yndyrës në dietën e tyre.

Studimi gjithashtu shtron pyetje shtesë në lidhje me udhëzimet e institucioneve shëndetësore, të cilat për dekada të tëra kanë këshilluar njerëzit që ta shmangin gjalpin, qumështin me yndyrë dhe ushqimet e tjera të yndyrshme.

Zyrtarët shëndetësorë duhet që të ofrojnë udhëzimet të thjeshta të përqendruara në madhësitë e porcioneve dhe ushqimet e përpunuara në vend se të përqendrohen në yndyrë, karbohidrate dhe proteina, kanë thënë hulumtuesit nga Harvardi.

ARKATANA

“Nuk ekziston ndonjë dëshmi e mirë për të rekomanduar dieta me pak yndyrë”, ka thënë Dr. Deirdre Tobias, e cila e ka udhëhequr studimin e bazuar në të dhënat e më se 68 mijë personave të rritur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Përkundër besimit të përhapur se njeriu duhet ta reduktojë konsumimin e yndyrës për të humbur peshë, dëshmia shkencore nuk i mbështetë dietat me pak yndyrë më shumë sesa intervenimet e tjera dietale për humbje afatgjate të peshës”, ka shtuar ajo.

Në studim është zbuluar se personat në dieta me pak karbohidrate mesatarisht humbin 1.15 kg më shumë sesa ata në dieta me pak yndyrë në kohëzgjatje prej një viti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.