UBT

Dietat, gënjeshtrat për të rënë në peshë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Me ardhjen e verës dalin në pah edhe shumë gënjeshtra sa i përket dietës, me qëllim që t’ju bindin që të bini në peshë në pak kohë.

Pasojat më pak negative të këtyre këshillave të gabuara është një rënie në peshë e rremë, ndërsa në rastin më të keq e vetmja gjë që do të përfitoni është rënie të metabolizmit dhe efekte anësore.

Me pak fjalë, nuk është aspak e vërtetë që karbohidratet iu shëndoshin, ashtu siç nuk është e vërtetë që nuk duhet të hani pas orës 7 pasdite.

Le të shohim bashkë cilat janë disa nga gënjeshtrat e tjera mbi dietën që duhet t`i shmnagni.

Karbohidratet ju shëndoshin. Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë së trupit, mjafton të mendoni që vetëm trurit për të funksionuar i duhen normalisht 130 g karbohidrate në ditë, ndërsa edhe muskujt kanë nevojë për to. E rëndësishme është që të mos ekzagjeroni, pasi marrja me shumicë kthehet në dhjam, por kjo nuk do të thotë që duhet ti eleminoni.

Hidromorava

Yndyrat ju shëndoshin. Në një dietë të balancuar, 35 përqind e kalorive duhet të derivojë nga yndyra të mira, siç jano ato që përfitohen nga arrat dhe vaji i ullirit pasi kemi nevojë për yndyra në mënyrë që trupi të marrë vitaminat e nevojshme.

Gluten/mielli bën dëm. Një dietë pa bukë është e përshtatshme për ata që janë të diagnostikuar me sëmundjen celiac (inflamacion në zorrën e vogël), në të kundërt nuk përfitoni asgjë nëse nuk është klinikisht e justifikuar.

Dieta e grupit të gjakut funksionon. Nuk ka asnjë fakt shkencor që të vërtetojë se dieta e grupit të gjakut funksionon, ndaj duhet evituar.

Dieta paleo është idealja. Disa mendojnë se duke qenë se në periudhën e paleolitit funksiononte, duhet të funksionojë edhe sot. Në të vërtetë kjo dietë bazohet vetem tek peshku, molusqet, pula, vezët, perimet dhe frutat. Në të nuk përfshihen drithërat, produktet e qumështit, fasulet, kripa dhe sheqeri, ushqime të pasura me vlera ushqimore.

Nuk duhet ngrënë pas orës 7 të darkës. Nuk ekziston asnjë provë shkencore që nuk duhet të hani pas një ore të caktuar

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.