Dieta vjeshtore, ushqimet që duhet të konsumoni për të qenë në formë

/ 3 minuta lexim

Vjeshta është një stine e pasur me ushqime te shëndetshme. Por cila është dieta vjeshtore për të qenë në formë dhe të ndiheni mirë duke luftuar dhe sëmundjen e stinës. Të njohësh ushqimet e stinës dhe ti konsumoni ato gjatë vjeshtës na lejon të jetojmë në mënyrë të ekuilibruar dhe me energjinë e duhur. Ushqime si kungulli, rrepat, brokoli, karcofet, mollët, bananët, kërpudhat etj janë të shëndetshme dhe të shijshme.

Cilat janë dietat e preferuar në vjeshtë?

Supa është ideale për këtë periudhe të vitit. Sidomos ato me perime, bathë dhe drithëra janë ushqime të çmuara për të ri ekuilibruar kripërat minerale pas verës dhe për ardhjen e dimrit. Gjatë kësaj periudhe është mirë të konsumoni mish të pjekur apo të gatuar në avull apo në grill në këtë mënyrë ndihmoni mëlçinë të pastrohet. Ideale është të konsumohet duke e kombinuar me sallatë me limon pasi në këtë mënyrë ndihmoni tretjen.

Peshku është mirë të konsumohet më pak sepse është në një fazë riprodhimi mbas verës. Është e preferueshme të konsumoni peshk të freskët dhe jo rezervuari.

Eco Higjiena

Perimet preferohet të konsumohen të pjekura apo dhe të gjalla, gjithashtu edhe gjethet jeshile si spinaqi, sallata jeshile, lakra etj e të cilat janë të pasura me vitamina A, C E, B5 dhe K. Panxhari këshillohet për këtë periudhe fal vlerave të tij kundër gripit.

Shumë të këshilluara për këtë periudhe janë dhe pjatat me bazë kungulli i cili ka shumë të vlera qoftë për bukurinë ashtu dhe për shëndetin. Konsumi i lëngut të kungullit është i këshilluar në rastin e pagjumësisë. Konsumi i kungullit është i këshilluar edhe nga mjekësia popullore në rastin e luhatjeve hormonale gjatë adoleshencës dhe menopauzës.

Për sa i përket rrushit, frutë i stinës është konsideruar dhe frutë i shëndetit. Shumë i pasur me vitamina A, B, C dhe kripëra minerale, potas, hekur, fosfor, kalcium, magnez, jod, rrushi është i vlefshëm edhe për të parandaluar shenjat e kohës për të mbajtur një lëkurë të hidratuar. Rrushi gjithashtu është ideal për të luftuar artritin, aneminë dhe varicet, sepse fal sasisë se antioksidanteve përmirëson mikro ciklin. Prezenca e polifenoleve e bëjnë këtë frutë edhe me ideal nder elementet e këshilluar për parandalimin e kancerit.