Dieta vetëm me pemë nxit kancerin

Konsumimi i theksuar i frutave vetëm për t’u dobësuar sa më shpejt nxit kancerin.
Specialistët mendojnë se konsumimi i tepruar i frutave mund të bëhet vetëm dy ditë në javë dhe kjo sigurisht nën kontrollin e një dietologu.
Këto dieta duhet të verifikohen për sasinë e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave. Nëse koha e praktikimit të saj zgjatet, vihen re humbje muskulore, rritje e rezistencës së insulinës dhe shpeshtim të krizave hipoglicemike. Bashkë me ndërprerjen e dietës mund të shfaqet një dëshirë e parrezistueshme e marrjes së karbohidrateve.
Kjo është shenjë treguese e prishjes së shëndetit të personit që bën dietë dhe shtim edhe më shumë në peshë pas lënies së dietës.