RCCOLA

Dieta që bën çudinë për shëndetin, e kilogramët hiqen pa shumë mund

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Tashmë edhe shkenca e ka vërtetuar se cila është dieta më efikase për humbje në peshë, pa shumë mund dhe pa vuajtur urie. Shkencëtarët e pranojnë se dieta “NND” (New Nordic Diet) është dieta e duhur.

Në ushqim përfshihen perimet me rrënjë (pastinaku, karota, panxhari …), perimet (lakra, lakra jeshile, brokoli, spinaqi), kërpudhat e egra, bishtajoret, farat, drithërat, perimet me lëvozhgë të fortë, mish peshku. Dieta është shfaqur në vitin 2004, por tashmë edhe nga shkenca është vërtetuar se sa e shëndetshme është.

JA CILAT JANË UDHËZIMET KRYESORE:

RCCOLA

Duhet të hani prodhime lokale, organike, Duhet shmangur aditivët dhe prodhimet e gatshme, Duhet të hani sa më shumë fruta nga natyra (kërpudha, bimë të egra, pemë …) në ushqim të shtoni sa më shumë ushqime integrale, sidomos drithëra (oriz, elb, grurë), bishtajore dhe fara dhe perime me lëvozhgë të fortë.

Konsumoni sa më shumë mish peshku, por edhe mishin e gjedhit të ushqyer me bar natyral. Nëse u përmbaheni këtyre udhëzimeve, jo vetëm se do të jeni vital, por edhe do ta ulni kolesterolin dhe do t’i ndaloni proceset inflamatore që mund të sjellin sëmundje serioze.