Dieta për kohë të ftohtë

Për të përballuar të ftohtin, veçanërisht në ditët e para të dimrit, për të shmangur në këtë mënyrë edhe sëmundjet e sezonit që vijnë si pasojë, bëhen të rëndësishëm ushqime të lehta por të pasura në përbërësit ushqimorë.
Ushqimet e domosdoshëm për periudhën e ftohtë të vitit janë në radhë të parë frutat dhe zarzavatet e sezonit. Ato janë të pasura në hekur dhe në vitamina.
Kështu spinaqi, cikorja, brokoli, kungulli, karotat, rrepat do të ishin ushqimet më të mira të kësaj kategorie.
Të domosdoshme në këtë periudhe janë dhe ushqimet e ngrohta si supat e ndryshme me bazë zarzavatesh, por edhe bishtajoret, orizi. Pa hequr dorë nga çajat, veçanërisht ato me origjinë bimore.
Të mira në këtë periudhe janë dhe ushqimet pikante, ku vendin e parë e zënë specat djegës.
Një këshillë, ngrohja duke marre alkool është vetëm një mit fals, pasi ai duke qenë një vasodilatator (zgjërues i enëve të gjakut) nuk bën gjë tjetër vetëm se rrit artificialisht qarkullimin e gjakut, shton djersitjen, por njëkohësisht ky fenomen shoqërohet me largime të nxehtësisë nga trupi, rrjedhimisht shumë shpejt do të ndjejmë të ftohtë.