Dieta për djegien e dhjamërave

Dieta për djegien e dhjamërave është treguar të jetë metodë e suksesshme për stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe për rregullimin e peshës trupore. Kjo ka rëndësi sidomos tani, para fillimit të sezonit të plazhit.
PARIMET E DIETËS
Kjo dietë bazohet në konceptin se duhen krijuar rrethana të tilla, që organizmi vetë ta djegë dhjamin, sikur ai të ishte burim primar i energjisë. Me ndërrimin herë të ditëve me marrje të lartë dhe atyre të ultë të karbohidrateve, vjen deri te manipulimi me metabolizmin dhe, me anë të këtij triku, organizmi nuk shtreson tepricën e dhjamit.
SHEMBULL I MENYSË
Një ditë me sasi të vogël të karbohidrateve Kafjalli: Omëletë nga të bardhët e vezëve, djathi dhe perimet e grira imtë. Dreka: një sallatë e madhe me mish peshku tun, me perime sezonale dhe me vaj ulliri. Darka: Mish i lopës pa dhjamë me salcë brokolish dhe kikirikë. Një ditë me sasi të mëdha të karbohidrateve Kafjalli: Sallatë pemësh apo jogurt, apo bukë e thekur integrale me mjaltë. Dreka: gjoks gjeldeti me patate të pjekura, apo sallatë e gjelbër me salcë, me pak dhjamë. Darka: gjoks pule, makarona integrale dhe kungulleshka të pjekura. Desert: pemë të freskëta.
PËRPARËSITË
Kjo dietë është e mirë për njerëzit të cilët nuk duan që të heqin dorë nga karbohidratet, ndihmon te vartësia nga karbohidratet, rregullon hipoglikeminë dhe është e përshtatshme për vegjetarianët.
TË METAT E KËSAJ DIETE
Kërkon harxhime më të mëdha dhe kohë më të madhe. Meqë ushqimet nuk janë të përpunuara, disa njerëz mund të kenë vështirësi, pastaj mundësia e kufizuar e përzgjedhjes së gjësendeve ushqimore është anë po ashtu negative. KONKLUDIM Ka të dhëna të dokumentuara se me këtë dietë mund të humbni rreth 5 – 6 kg në muaj dhe, personat që i përmbahen strikt asaj, për 3 muaj rregullojnë shtypjen e gjakut dhe nivelin e sheqerit në gjak.
(Kosova Sot)