ARKATANA

Dieta nordike, çelësi për të humbur peshë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Në vend të dietave tekanjoze, të cilat “pretendohet” se të bëjnë të humbasësh peshë, një studim i ri thotë se duhet provuar vetëm dieta nordike. Shkencëtarët në Universitetin e Kopenhagenit kanë kërkuar këshilla për menutë dhe receta nga restorantet më të mira në botë, pikërisht për të parë se sa aplikohej kjo mënyrë e të ushqyerit.

Mënyra se si mund të humbisni peshë me dietën nordike, është se ajo nuk mbart rregulla, as nuk ka për qëllim të ndalojë ushqime për konsum, por ka për synim mënyrën e shëndetshme të të ushqyerit.

Dieta nordike e cila kohet e fundit po sfidon ate mesdhetare, është e njohur në mbarë botën si një armë e fuqishme për parandalimin e sëmundjeve të rënda të zemrës, si dhe për reduktimin e inflamacionit kronik.

Pjesë e studimit u bënë 181 burra dhe gra obezë. Të gjithëve ju kërkua të zgjidhni një dietë të caktuar dhe ta mbanin atë për 6 muaj. 68 prej tyre zgjodhën një dietë të zakonshme e të pa studiuar mirë, pjesa tjetër zgjodhi dietën nordike.

Pas 6 muajsh personat që mbajtën dietën nordike kishin mundësinë e konsumit të çdo ushqimi, mund ta përballonin atë dhe nuk kishin shqetësime shëndetësore, por organizimi i tyre ishtë përmirësuar.

UBT

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për 68 personat që mbajtën një dietë çfarëdo.

Ata nuk konsumonin dot çfardolloj ushqimi, sepse nuk ja u pranonte organizmi. Ata kishin rënë në peshë por organizimi i tyre nuk ishte i shëndetshëm.

Kjo është një nga arsyet se përse specialistët e ushqimit dhe dietologët rekomandojnë mbajtjen e dietave të shëndetshme.

Dieta nordike ka të bëjë me konsumimin e ushqimeve të shëndetshme si drithërat, zarzavatet, pordhimet e detit, kosumimi jo i tepruar i mishit dhe përdorimi i vajit extravirgin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.