Dieta mjekësore heq kilogramët dhe shëron ata që vuajnë nga zemra

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ky regjim i ushqimit ka hasur në popullaritet të madh nëpër botë, sepse ndikon të humbni dy kilogramë për pesë ditë. Nëse dëshironi dobësim më të madh, aplikoni përsëri dietën pasi të keni bërë 15 ditë. Për kafjall çdo ditë hani një portokall, katër keksë dhe një gotë çaj ose kafe pa sheqer.

DITA E PARË: dreka: portokall, vezë të zier, 1/2 e gotës jogurt darka: dy domate, dy vezë të zier, trangull ose sallatë të gjelbër.

DITA E DYTË: Dreka: portokall, vezë të zier, domate, ½ e gotës jogurt Darka: pleskavicë (125 gramë mish të bluar), portokall, 1 kafe ose çaj pa sheqer.

DITA E TRETË: Dreka: portokall, vezë të zier, 1/2 e gotës jogurt, sallatë e gjelbër ose dy tranguj, lëng pa sheqer. Darka: pleskavicë (125 gramë mish të bluar), portokall, katër keksë, çaj pa sheqer.

RCCOLA

DITA E KATËRT: Dreka: 125 g djathë pa yndyrë, domate, katër keksë Darka: pleskavicë (125 gramë mish të bluar), katër keksë, dy domate, një mollë.

DITA E PESTË: Dreka: 200 g peshk të zier ose pulë, katër keksë, domate Darka: 500 g perime të ziera, vezë të zier, domate.

(Kosova Sot)