UBT

Dieta mesdhetare ruan shëndetin e trurit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Personat në moshë të shtyrë që e zbatojnë një dietë të stilit mesdhetar përfitojnë shëndet më të mirë të trurit dhe rrezik më të vogël të humbjes së kujtesës, sipas një studimi të fundit në SHBA për të cilin raporton Reuters.

“Kjo sugjeron se një model i shëndetshëm i komponentëve specifik të dietës në fjalë kanë ndikim në praninë e mjaftueshme të substancave të nevojshme në patologjinë e trurit”, thotë shkencëtarja Rosebud Roberts nga Qendra për Kërkime të Sëmundjes së Alzhajmerit në Klinikën Mayo në Roxhester të Minesotas.

Uji Dea

Dieta tradicionale në vendet e Mesdheut karakterizohet nga konsumimi i madh i perimeve, vajit të ullirit dhe proteinave.

(Kosova Sot)