Eko Higjiena

Dieta Mesdhetare për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Lista e dobive nga dieta mesdhetare po shtohet dita ditës. Studimet e fundit kanë treguar se një dietë e pasur me fruta, zarzavate, peshk dhe ushqime organike ndikon në uljen e rrezikshmërisë për atak zemre apo sëmundje zemre.

Studimi më i fundit ka analizuar një numër prej 15 mijë vetësh nga 39 shtete të ndryshme të moshës mesatare 67 vjeç. Pas një vrojtimi të mënyrës së jetesës dhe një mbajtje nën vëzhgim për katër vjet arritën të krahasonin të dhënat.

Uji Dea

Kështu zbuluan se në 100 veta që kishin konsumuar numrin më të lartë të ushqimeve të dietës mesdhetare kishin një ulje tre herë më shumë të rrezikshmërisë për atak në zemër.

Shprehja që shoqëron dietën mesdhetare është më mirë të shtosh ushqimet cilësore, se të largosh ushqimet e dëmshme. Kjo sepse sipas analizës së atyre që nuk kishin probleme me duhanin dhe alkoolin ishin përsëri të prekur nga rreziku i sëmundjes së zemrës sepse ushqeheshin keq./gazeta blic/