Fundamenti

Dieta me vaj ulliri e arra parandalon diabetin

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Vlerësohet se në të gjithë botën janë rreth 25% adultë që vuajnë nga sindroma metabolike, gjendje që ekziston në praninë e tre, apo më shumë faktorëve si tensioni i lartë i gjakut, nivelet e ulëta të kolesterolit HDL, nivelet e larta të triglicerideve, apo përqendrime të tjera sheqeri në gjak, që mund të shtojnë riskun e diabetit, sëmundjeve kardiake e deri edhe vdekjes.

Ja përfundimi i një studimi spanjoll, që është publikuar në “Canadian Medical Association Journal”.

Për njerëzit me të ashtuquajturën ‘sindromë metabolike’, ndjekja e dietës mesdhetare të integruar me vaj ulliri dhe arra mund të kontribuojë për ndryshimin e gjendjes dhe sidomos për parandalimin e diabetit. Kjo ka dalë nga një studim spanjoll i publikuar në “Canadian Medical Association Journal”.

RCCOLA

Vlerësohet se në të gjithë botën janë rreth 25% adultë që vuajnë nga sindroma metabolike, gjendje që ekziston në praninë e tre, apo më shumë faktorëve si tensioni i lartë i gjakut, nivelet e ulëta të kolesterolit HDL, nivelet e larta të triglicerideve, apo përqendrime të tjera sheqeri në gjak, që mund të shtojnë riskun e diabetit, sëmundjeve kardiake e deri edhe vdekjes.

Studiuesit spanjollë kanë dalë në përfundimin, pasi kanë kryer humultime duke i vendosur njerëzit, para një diete mesdhetare të integruar me vaj ulliri, ose një dietë me përmbajtjeje të ulët yndyrërash. Studiuesit kanë ekzaminuar efekte më afatgjatë të dietës mesdhetare mbi sindromën metabolike të 5801 vullnetarëve. Një lloj i tillë diete mund të thuhet se zvogëlon obezitetin dhe nivelin e glukozës në gjak.