UBT

Dieta me ushqim të papërpunuar

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Shtimi i energjisë, ekuilibri emocional, normalizimi i masës trupore, janë vetëm disa nga rezultatet pozitive të kësaj mënyre të të ushqyerit.

SI NDIKON?

Ushqimet në gjendje të papërpunuar përmbajnë veti të shumta shëruese dhe konsumimi i tyre rezulton me dobi – me shtim të energjisë, ekuilibër emocional, ngadalësojnë procesin e plakjes, normalizojnë masën trupore, përmirë- sojnë sistemin tretës, detoksojnë, forcon sistemin imun dhe zvogëlojnë trigliceridet dhe kolesterolin. Ata që aplikojnë këtë dietë mund të përfshijnë edhe ushqimet me prejardhje nga kafshët ose ushqime të ziera, por dieta ju këshillon që më shumë ushqime të papërpunuara rezulton me shëndet më të mirë.

PËRPARËSITË DHE MANGËSITË

Ushqimi i freskët dhe i papërpunuar lehtë tretet dhe një dietë si kjo e pastron sistemin tretës dhe shton konsumimin proporcional të pemëve dhe perimeve, fibrave, ujit dhe disa vitaminave dhe mineraleve. Ndikon në pakësimin e disa kalorive dhe yndyrave. Dieta që përbëhet nga ushqimet e papërpunuara mund të shkaktojë mungesë të vitaminave B12. Konsumimi i proteinave dhe i kalciumit po ashtu mund të zvogëlohet. Menyja:

E SHTUNË:

Kafjalli: picë me mbushje me djathë Dreka: pemë dhe perime me salcë Darka: “gazpacho” dhe keksë

E DIEL: Kafjalli: sallatë me bizele të papërpunuara Dreka: qumësht kokosi dhe “smoothie” Darka: sandviç me sallatë të gjelbër, lakër e kuqe, sallatë vegjetarianë

E HËNË:

Kafjalli: pemë, lakër e kuqe, fara. Dreka: grurë të ri, lëng nga pemët dhe perimet Darka: sandviç nga lakra e kuqe me bukë të përgatitur me përbërës të papërpunuar

RCCOLA

E MARTË:

Kafjalli: sallatë me pemë, avokado Dreka: pemë dhe perime Darka: sallatë me përbërës të papërpunuar të përzier paraprakisht në oriz dhe fasule.

E MËRKURË:

Kafjalli: drithëra të papërpunuara me qumësht të arrave Dreka: “smoothie” me pemë Darka: sandviç me përbërës të papërpunuar me kërpudha.

E ENJTE:

Kafjalli:

“smoothie” qumësht me çokollatë tërshëre Dreka: pemë dhe perime me humus Darka: sallatë vegjetariane me djathë dhe bukë.

E PREMTE:

Kafjalli: pemë, drithëra të papërpunuara Dreka: lëng nga perimet, lakër e kuqe Darka: sandviç nga përbërës të papërpunuar dhe pemë.

(Kosova Sot)