Dieta me tri mollë

Plani i dietës me tri mollë në ditë vjen nga nutricistja amerikane Temi Flin. Në fakt, ajo kishte vërejtur se klientët e saj që para shujtave hanë një mollë po humbin në peshë, pa ndryshuar shprehitë e tjera në ushqim.
Tutje pasoi një eksperiment dhe tentimi që kjo të aplikohej edhe te klientët e tjerë, tek ata që nuk kishin ngrënë një mollë para shujtave. Rezultatet ishin më shumë se të mira: me konsumimin e vetëm një molle para shujtave klientët mesatarisht kishin humbur një kilogram në javë. Kështu ajo kishte krijuar edhe një plan ndihmës për dietë që nxit humbjen në peshë, plani që njihet si “dieta me 3 mollë”.
DIETA ME MOLLË – BAZA
Kjo dietë nënkupton konsumimin e një mollës para secilës shujtë kryesore. Ideja është që fibrat me të cilat mollët janë të pasura lehtë mund ta ngopin njeriun dhe më pas nuk i nevojitet shumë ushqim për të konsumuar, e po ashtu heq edhe dëshirën për ëmbëlsira.
Pjesa tjetër e dietës kujton në dietën “South Beach”, që do të thotë se në pyetje është dieta me sasi të vogël me karbohidrate dhe me një sasi jo të madhe të yndyrave të ngopura. Sheqernat e rafinuara janë të ndaluara, e përdoren vetëm te ushqimet me nivel të ultë të indeksit glikemik. Numri shujtave të sugjeruara është 4 – 5 shujta të vogla, bazuar në ushqim të shëndetshëm me pak yndyrë. Personat që aplikojnë këtë dietë sugjerohen të konsumojnë shumë pemë dhe perime derisa sasinë e përgjithshme të kalorive ta pakë- sojnë e të mos e ndiejnë urinë.
USHQIMET E PREFERUARA:
Mollë, djathë pa yndyrë, jogurt pa yndyrë, vezë, gjoks pule, mish gjeldeti, mish peshku, tërësorë, oriz të vrugët, brokol, sallatë të gjelbër…
SHEMBULLI I MENYSË:
Kafjalli: Mollë; Omëletë me djathë pa yndyrë; 1 gotë tërshërë të zier.
Zamra e paradites: Një pjesë djathë pa yndyrë; Një gotë jogurt pa yndyrë.
Dreka: Mollë; Gjoks pule nga skara; 2 gota brokol në avull; Një gotë oriz të vrugtë.
Zamra e pasdites: “Shake” me kapuçino. Darka: Mollë; Salmon në skarë; Sallatë të gjelbër; Sugjerohen edhe ushtrimet.
PËRSE TA PRAKTIKONI KËTË DIETË:
Konsumimi i mollëve para shujtave krijon ndjenjën e ngopjes dhe pakëson mundësinë e teprimit me ushqim. Mollët përmbajnë fibra dietale që mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit. Mollët përmbajnë flavonoide që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe llojeve të caktuara të kancerit. Shujtat janë shumë të ekuilibruara me proteinat pa yndyrë, me pemë e perime.
(Kosova Sot)