Fundamenti

Dieta me regjim ideal të ushqimit për njerëzit me mbipeshë mesatare

/ 3 minuta lexim

Kjo dietë është ideale për personat që kanë mbipeshë mesatare, dhe atë në rastet kur masa trupore zvogëlohet ose pakësohet ngadalë. Është e shkëlqyeshme për detoksikim, sepse përshpejton metabolizmin dhe normalizon pastrimin e zorrës së trashë dhe enëve të gjakut.

Edhe nëse nuk brengoseni për mbipeshën, do t’ju shkojë për shtati nëse e mbani për ndonjë ditë, që të pastroheni. Nëse dietën e mbani për gjashtë ditë, 12 ditë ushqehuni normalisht, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dieta nuk guxon të aplikohet më gjatë se dhjetë ditë. Për këtë dietë, karakteristikë është konsumimi i ushqimeve të ndryshme integrale, sidomos pemë dhe perime, por njëkohësisht është edhe shumë strikte. Për këtë arsye, në fillim të dietës mund të shfaqet lodhje si pasojë e ndryshimit në ushqim dhe reduktimin e mishit nga kafshët, sheqeri dhe kafesë. Kur ta përfundoni dietën, edhe një ditë më pas ekskluzivisht hani ushqime me prejardhje bimore, e më pas përfshini vezët, prodhimet e qumështit, peshkun dhe mishin. Harroni pjekjet e ushqimit, zierjen e gjatë në sasi të madhe të ujit, ushqimin e konservuar, sheqerin, uthullën alkoolike, aditivët, kripën.

Menyja treditore:

Dita e parë

7.30 h – 250 g pemë sezonale.

11 h – nga 2 fiq të thatë, kumbulla dhe kajsi, 2 lugë sytha të grurit, 2 lugë përzierje me fara të bluara (lirit, kungullit, susamit), 1 lugë flluska, 1lugë vaj liri, gjysmë luge kakao, 10 bademe.

Pauza 4 orë pa ushqim dhe lëngje.

16 h – sallatë me perime të freskëta të erëzuara në vaj ulliri dhe vaj liri, uthull molle ose lëng limoni. Në sallatë mund të shtoni perime të bluara e të thara, spec të ëmbël të bluar, këri, piper dhe borzilok, kos të sojës ose jogurt.

Pauza 3 orë pa ushqim dhe lëngje.

21 h – 250 g pemë sezonale.

Dita e dytë

7.30 h – 250 g pemë sezonale.

UBT

11 h – zamra si ditën paraprake.

Pauza 4 orë pa ushqim dhe lëngje.

16 h – sallatë sezonale nga perimet e papërpunuara me kos të sojës ose jogurt, 5 hurma, nga 2 fiq të thatë, kumbulla dhe kajsi, lugë rrush të thatë dhe 1 banane.

Pauza 3 orë pa ushqim dhe lëngje.

21 h – sallatë me pemë dhe pak çokollatë të zezë me 70 për qind kakao, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dita e tretë:

7.30 h – 250 g pemë sezonale.

11 h – “milkshake” bimor (nga receta e ditës së parë) ose sallatë sezonale nga lakra, panxhari, karota me qumësht të sojës ose jogurt.

Pauza 4 orë pa ushqim dhe lëngje.

16 h – sallatë me perime sezonale të papërpunuara të erëzuara me vaj ulliri dhe vaj liri, uthull molle ose lëng limoni. Në sallatë mund të shtoni perime të bluara, spec të ëmbël të bluar, këri, piper dhe borzilok, kos nga soja ose jogurt.

Deri 22 h – sallatë me pemë.

Nëse dëshironi që rezultati të jetë sa më i mirë, ditën ta filloni me lëng të freskët të pemëve ose limonadë të vakët. Në fazën e dytë merrni çaj për pastrimin e veshkave, zorrëve, mëlçisë.

(Kosova Sot)