Dieta me perime të gjelbra, për mëlçi të shëndetshme

Pastroni organizmin nga helmet e grumbulluara gjatë stinës së dimrit. Harrojeni alkoolin, e nga menyja hidhni ushqimet që përmbajnë prejardhje të kafshëve. Mëlçia luan rol të rëndësishëm në metabolizëm, prandaj edhe quhet organizmi qendror. Pastrimi i organizmit me këtë mënyrë të ushqimit nuk do të duhej të zgjaste më gjatë se tri ditë.
Dita e parë
Kafjalli: kafe nga elbi me pak sheqer, 125 g jogurt pa yndyrë, dy rriska bukë të thekur;
Zamra: 200 g ananas;
Dreka: 300 g gjellë me perime, 50 g bizele të gatuara dhe të erëzuara me një lugë vaj ulliri;
Zamra: lëng të freskët nga grejpfruti, bukë të thekur me mjaltë;
Darka: gjellë nga 30 g drithëra të erëzuar me një lugë vaj ulliri, 150 g patate të lyera me një lugë vaj.
Dita e dytë
MST/ Kafjalli: kafe nga elbi me pak sheqer, 125 g jogurt pa yndyrë, dy rriska bukë të thekur me një lugë mjaltë;
Zamra: 200 g ananas;
Dreka: 50 g makarona të gatuara me sa 200 g artiçokë të gatuar të erëzuar me 2 lugë vaj ulliri dhe majdanoz të copëtuar;
Zamra: lëng të freskët grejpfruti, një rriskë bukë të thekur me një lugë mjaltë;
Darka: gjellë nga 30 g oriz të erëzuar me një lugë vaj, 50 g çikore me një lugë vaj.
Dita e tretë
Kafjalli: kafe nga elbi me pak sheqer, 125 g jogurt pa yndyrë, dy rriska bukë të thekur me një lugë mjaltë;
Zmara: 200 g ananas;
Dreka: 50 g makarona të gatuara me 200 g brokoli të erëzuar me dy lugë vaj ulliri;
Zamra: lëng të freskët grejpfruti, një rriskë bukë të thekur me mjaltë;
Darka: 200 g rrikë të gatuar, supë të përgatitur nga uji ku është gatuar rrika, 300 g perime të përziera dhe 50 g fasule, të erëzuar me një lugë vaj.
(Kosova Sot)