Hidromorava

Dieta me pemë dhe perime të papërpunuara

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Jeni në hap me kohën dhe dëshironi t’i hiqni disa kile shtesë, në mënyrë të shpejtë dhe të shëndetshme? Nuk ka problem – posedojmë dietën e re, të cilën e ka krijuar Siri Data, ekspert i jogës. Gjatë kësaj kohe konsumohen vetëm pemë dhe perime të papërpunuara, fara, pemë me lëvozhgë të fortë …etj. Nuk ka numërim të kalorive, nuk ka zierje, e rezultatet janë fantastike. Dieta mund të mbahet sipas dëshirës 3, 7 apo 10 ditë.

Dieta prej 3 ditëve zvogëlon stomakun e fryrë, do të fitoni energji dhe mund të humbni deri 3 kg. Dieta prej 7 ditë ju ndihmon të ndiheni të bekuar: trup të lehtë, e mendje të çiltër dhe më shumë energji, mund të humbni deri 5 kg. Dieta prej 10 ditë ju sjell ndryshime të dukshme në lëkurë, do të dukeni më të ri dhe më të freskët dhe do të humbni deri 7 kg, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kafjalli – fillojeni ditën me dy gota ujë dhe pak limon të shtrydhur. Shtoni edhe ndonjë kombinim të lëngjeve apo një lëng të thjeshtë të freskët. Për shembull, 4 karota, tranguj dhe panxhar i hidhni në blender dhe i përzieni.

Eco Higjiena

Dreka – kjo duhet të jetë shujta më e rëndësishme gjatë ditës me plot perime të gjelbra, sallatë dhe pemë.

Darka – kjo është koha kur duhet të konsumoni yndyra të shëndetshme, në mënyrë që derisa flini organizmi juaj të ripërtërihet. Për këtë shujtë përfshini farat, sallatat, si dhe frutat me lëvozhgë të fortë, si dhe kurrë mos konsumoni asgjë pas orës 8 në mbrëmje.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.