Fundamenti

Dieta me lakra turshi, eliminoni 2 kile për 4 ditë

/ 2 minuta lexim

Me dietën me lakra turshi mund te humbni madje edhe 2 kilogramë për katër dite. Për këtë diete me te preferuarat janë sallatat, mirëpo, duke pasur parasysh qe dieta zgjat vetëm 4 dite, ia vlen ta provoni – nëse për asgjë se paku e dini qe keni bere diçka te dobishme për shëndetin tuaj.

Dita e pare

Mëngjesi: 175 gr djathë te payndyrshëm dhe një fete buke integrale

Dreka: garniture te bere nga 200 gr lakër turshi dhe 100 gr mish gjedhi + një dardhe

Darka: sallate prej 150 gr lakër turshi, 4 rrepanë te mëdhenj, ½ e rrepanit te bardhe dhe ½ e kastravecit.

Dita e dyte

Mëngjesi: sallate nga një banane (e prere ne rrathë), 15 ml kos i payndyrshëm dhe 1 luge. Gjate natës kokerrza te njomura tërshëre

Dreka: supe prej 200 gr lakre turshi, 100 ml supe nga perimet dhe 50 ml lëng molle. Shtoni 2 speca te kuq (jo djegës) 5 minuta para se te behet gati supa

Darka: sallate prej 200 gr lakre turshi dhe 15 gr peshk te zier te cilin ju e preferoni dhe ne tere këtë e hidhni ne lëng limoni.

Fundamenti

Dita e trete

Mëngjesi: sallate prej 1 portokalli dhe 15 gr djathë te payndyrshëm ne te cilin duhet te jene te shpërndarë farëra luledielli (1 luge)

Dreka: 150 gr peshk te fërguar dhe 15 gr. lakra turshi

Darka: krepa nga mielli integral dhe një patate e zier dhe sallata te jete e përgatitur nga 100 gr lakër turshi te prere ne katror dhe mbi te shpërndani vaji ulliri.

Dita e katërt

Mëngjesi: një fete buke integrale, 50 gr djathë + një molle

Dreka: 200 gr mish viç i pjekur ne skare (mund te jete edhe mish gjeldeti) dhe 150 gr lakër turshi – te zier pak + rrathë ananasi (2-3)

Darka: sallate nga domatet, 100 gr lakër turshi.