Dieta, kujdes nga këto ushqime

Personat të cilët mbajnë dietë duhet të bëjnë kujdes dhe me ushqimet që ato përdorin, pasi duhet të jenë të vetëdijshëm për përmbajtjen e tyre.
Specialistët këshillojnë personat që duan të mbajnë dietë të jenë veçanërisht të kujdesshëm në këto ushqime si;
Produktet me yndyrë
Pikë së pari kur filloni dietën nuk duhet të konsumoni produkte të pasura me yndyrë, krem, djathë dhe perime që përmbajnë nisheste, bukë ose fruta.
Karbohidratet
Qëndroni larg produkteve mbi të cilat nuk përcaktohet mirë nëse kanë ose jo karbohidrate. Këto produkte nuk janë të përshtatshme për dieta pasi nuk kontrollohet sasia e karbohidrateve.
Sheqeri
Qëndrimi larg sheqerit apo përdorimi i ëmbëltuesve artificialë nuk është i mjaftueshëm në një dietë. Në etiketën e produktit duhet të përcaktohet mirë sasia e karbohidrateve dhe në bazë të kësaj vendosni ta blini ose jo atë.
Çamçakëzi
Zakonisht ju nuk mendoni se çamçakëzi, freskuesit, shurupi për kollën apo produkte të tjera të ngjashme janë “ushqime”. Shumica e këtyre produkteve përmbajnë shumë sheqer apo ëmbëlsues kalorikë. Duhet të qëndrohet larg tyre.
Sallatat
Qëndroni larg llojeve të ndryshme të sallatave ose mezeve ngase p.sh sallata e lakrës ose ajo me peshk ton mund të jetë përgatitur me sheqer.