Fundamenti

Dieta e përsosur vjeshtore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lodhje, plogështi, humbje vullneti, mungesë energjie – janë përcjellësit e vjeshtës. Shkaku i rënies së temperaturave dhe shkurtimit të ditës, më shumë kohë kalojmë në ambient të mbyllur, e nga ushqimi i lehtë veror kalojmë në ushqim më me kalori.

Vjeshta është koha e duhur të humbni në peshë dhe ta pastroni organizmin. Propozimi i parë bazohet në kunguj. Fryti i lëngshëm përmban rreth 90 për qind ujë dhe pak kalori, në 100 gramë vetëm 30. Është i pasur me minerale, më së shumti me kalium, fosfor, kalcium dhe hekur, si dhe vitamina A, B dhe C.

Dieta zgjat dy javë dhe mund të humbni 2-8 kilogramë – Ditën e parë për kafjall hani bollgur me kungull me karotë, drithëra dhe lëng limoni. Për darkë përgatitni gjellë me kungull dhe perime me gjethe të gjelbra dhe me pak vaj, për darkë hani kungull të pjekur.

– Ditën e dytë për kafjall hani bollgur ose sallatë me kungull, për darkë hani supë me perime e për darkë zgjidhni perimet e preferuara.

Mobi Casa

– Ditën e tretë për kafjall hani qull nga kungujt dhe sallatë me perime, për darkë konsumoni supë me perime dhe për darkë konsumoni dy rriska bukë të thekur me sallatë nga kungujt dhe ananasi.

– Dita e katërt kafjalli është si ditën paraprake, për darkë përgatitni supë me perime dhe spec të ëmbël, në darkë kungull, perime dhe kërpudha. Pas kësaj, filloni nga dita e parë. Dieta tjetër “premton” humbje midis 3-5 kilogramëve për shtatë ditë, dhe atë falë perimeve. Rregullat janë: përjashtoni alkoolin, sheqerin dhe ëmbëlsirat, e nëse nuk mundeni pa diçka ëmbël, shtoni mjaltë në çaj ose hani sallatë me pemë. Shmangni prodhimet e thata të mishit, hani perime të freskëta, të ziera ose të pjekura pa vaj, ose me pak vaj ulliri.

PRODHIMET E QUMËSHTIT PA YNDYRË LEJOHEN, E MENYJA DITORE DUKET KËSHTU: Kafjalli me një rriskë bukë misri, një pjesë djathi pa yndyrë, kafe me qumësht pa sheqer, dreka me supë me perime, zamra komposto nga mollët, dardhët dhe portokajtë, e darka 150 gr mish peshku ose pule me sallatë dhe jogurt.

(Kosova Sot)