Dieta e duhur për një kujtesë të shëndetshme

Dieta është një fenomen e cila ndikon në kujtesën tuaj prandaj është e rëndësishme që ju të përdorni produktet e duhura në mënyrë që të keni një dietë sa më të shëndetshme.
Sipas një studimi të zhvilluar nga Spitali Klinik në Barcelonë, Spanjë, u përfshinë 447 meshkuj dhe femra të moshës nga 55 deri 80 vjeç. Personat e përfshirë në studim kishin shfaqur më herët probleme me tensionin, konsumonin cigare, etj.
Secili grup u caktua të konsumonte për afërsisht 4 vjet, një dietë mesdhetare e cila përfshinte 1 litër vaj extra virgin në javë, një dietë mediterrane ku përfshiheshin 30 gram fruta të thata në ditë dhe një dietë me yndyrna të ulta.
Ndërkohë më pas u bë e mundur që në fund të studimit të vihej re se ato që konsumonin më shumë vaj ulliri në dietën e tyre treguan rezultate më të mira të kujtesës, ata që konsumuan fruta të thata treguan aftësi më të mira përpunuese, ndërsa grupi i dietës me pak yndyrna me qëllimin e humbjes sa më shumë në peshë, rezultoi me rënie të aftësisë përpunuese dhe humbje të kujtesës.