ARKATANA

Dieta “djegëse”, që shkrin kilogramët

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Dieta “pikante” bazohet në ushqimet e pasura me kalium dhe vitaminë C, që mundëson dobësim në pjesët e trupit ku grumbullohet celuliti. Secila shujtë duhet të hahet saktë: kafjalli në ora 8, zamra në 10, dreka në mesditë, zamra në 16, e darka në 18.

DITA E PARË: Kafjalli: 1,5 decilitra qumësht ose jogurt të skremuar me pak yndyrë, 1 lugë mjaltë, 1 lugë flluska dhe një dardhë. Dreka: Gjoks pule në salcë pikante dhe oriz të zier me mish pule (100 gr mish pule, 40 gr oriz, hudhër dhe majdanoz) supë me perime, 2 lugë kos ose jogurt pa yndyrë, spec pikant.

Zamra: Portokall Darka: Sallatë me vezë dhe proshutë (60 gr sallatë të gjelbër, vezë të zier, 50 gr proshutë pa yndyrë, 4 lugë lëng portokalli, kripë dhe një spec pikant), 50 gr bukë integrale.

DITA E DYTË: Kafjalli: Frape me 1,5 dl qumësht të skremuar dhe 125 gr banane.

Fundamenti

Dreka: Makarona në salcë kërpudhash (40 gr makarona, 200 gr kërpudha, 1 thelb hudhër, 2 lugë qumësht ose jogurt, kripë dhe piper, 20 gr arra të bluara). Zamra: Pjekurina integrale me 30 gr djathë pa yndyrë. Darka: Sallatë me mango (e erëzoni me tri lugë lëng portokalli, 1 lugë uthull, spec pikant) dhe 1 rriskë bukë të pjekur integrale të lyer me djathë të lopëve.

DITA E TRETË: Kafjalli: 250 gr mjedra, 1,5 decilitra qumësht të skremuar ose jogurt, 1 lugë flluska, 1 lugë mjaltë. Dreka: Supë me perime (hudhër të copë- tuar, 1/2 litar supë me perime, 200 gr kungulleshka dhe speca të copëtuar, 50 gr proshutë pa yndyrë, 50 gr bizele, kripë, piper, uthull, salcë soje).

Zamra: Mollë. Darka: Sallatë me mish pule dhe kungulleshka (60 gr sallatë të gjelbër, 200 gr kungulleshka, tre lugë lëng portokalli, 1 lugë uthull, spec pikant, kripë dhe piper, tre lugë kos ose jogurt), 40 gr bukë integrale.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.