Eko Higjiena

Diellza: “Më bukur se ç’kam pritur”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Filmi “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2”, pas premierës në Tiranë, mbrëmë u shfaq për herë të parë edhe në Prishtinë.

Vajza rugovase e rritur në Amerikë, Diellza rikthehet kështu pas 17 vjetësh, kësaj here me një tjetër histori dashurie, tashmë në zhanrin aksion dhe romancë. Ajo dashurohet me një djalë nga Shqipëria. Dy protagonistët interpretohen nga Diellza Kolgeci dhe Florian Agalliu.

Filmi vjen si bashkëpunim i shtëpisë filmike “Labia” nga Kosova dhe “Top Channel”, bashkëpunim ky i cili sipas regjisorit Ekrem Kryeziu plotësoi mangësitë që kishte në pjesën e parë.

UBT

“Zakonisht artistët dhe njerëzit në përgjithësi nuk thonë që janë 100 përqind të kënaqur, por mund të them se maksimumin, kam pritur diçka ndryshe, “”, ka thenë Diellza Kolgeci për TCH.

Premiera e filmit në Prishtinë u ndoq nga njerëz të artit e të profileve të ndryshme.

Për këtë, Kolgeci ka shprehur mirënjohjen e saj nëpërmjet rrjeteve sociale, duke shkruar: “Falënderoj gjithë shoqërinë ( që e kam më të mirën në botë ), të gjithë mysafirët që ishin në premierë, sepse ata me prezencën e tyre e bënë që kjo premierë të ishte e nivelit siç doja unë./Indeksonline/