Diellza: Marihuana? Nuk jam pro gjërave që ta kontrollojnë trurin
Modelja, aktorja dhe këngëtarja, Diellza Kolgeci, nuk është pro substancave që ndikojnë në funksionimin e trurit, siç është marihuana, ndërsa konsideron se gjoksi i saj është në proporcion të duhur për trupin e saj.
“Unë jam pro gjërave të shëndetshme, nuk jam pro gjërave që fillojnë të ta kontrollojnë trurin”, ka deklaruar bukuroshja në intervistën ‘60 sekonda’ të Prive.
Mjet seksi në imagjinatën e Diellzës është “qiriu që e bën atmosferën shumë më romantike dhe më të bukur”.
Gjatë intervistës, ajo është pyetur edhe rreth gjërave që urren te partneri, si edhe me kë bën thashetheme.
Ndërkaq, në pyetjen se a gjen veten te kënga “Mamica”, Diellza ka thënë se gjoksi i saj është në proporcion me trupin.
“Nuk e konsideroj se e kam gjoksin e madh, mendoj se e kam gjoksin me madhësi të duhur për trupin tim”, është shprehur ajo. /Telegrafi/


