Uji Dea

Diellza Kolgeci me ide unike për të dalë nga ngërçi politik

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Bukuroshja Diellza Kolgeci, ka dalë me një ide të veçantë për të dalë nga ngërçi politik. Ajo do që udhëheqjen e vendit ta marrë kombëtarja shqiptare në futboll, e në krye të tyre të jetë ideatori i lansimit të simboleve kombëtare mbi Beograd, nëpërmjet Drone’it.

“Pasi që ende nuk u formua qeveria e Kosovës, do ishte mirë që këtë detyrë ta marrë kombëtarja në krye me ideatorin e fluturakes”, ka thënë Kolgeci.

Ajo do që t’i zëvendësojë edhe deputetët.

RCCOLA

“Në vend të deputetëve duhet të jenë Plisat”, ka thënë Kolgeci.

Ndonëse ajo vetë është shprehur e bindur se kjo nuk do të ishte një ide e keqe, të paktën për një kohë, ajo ka kërkuar miratimin e ndjekësve të saj në Facebook.

“Çka po thoni”.