UBT

Diellza Januzi në finalen e “Miss & Mister Zvicra Frankofone”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga katër konkurrentë shqiptarë në garën e bukurisë “Miss & Mister Zvicra Frankofone”, vetëm Diellza Januzi arriti të kualifikohet për në finale.

Diellza Januzi do të jetë e vetmja shqiptare që do të marrë pjesë në finalen e “Miss & Mister Zvicra Frankofone 2015”

Në këtë garë bukurie kishin marrë pjesë katër shqiptarë: Pajtim Mehmetaj, Valon Kadriu, Argjira Blakaj dhe Diellza Januzi, por vetëm kjo e fundit arriti ta sigurojë “biletën” për në finalen e këtij spektakli.

“Gjysmëfinalja ishte vërtet një natë më shumë emocione, kënaqësi, stres, por edhe keqardhje”, shprehet Diellza për albinfo.ch pas përfundimit të gjysmëfinales, e cila u mbajt më 30 janar.

HW

“Me erdhi shumë keq që bashkatdhetarët e mi, me të cilët isha bashkë pjesë e kësaj gare nuk arritën të kualifikohen. Kisha dëshirë që së bashku të shkojmë në finale”, pohoi 17-vjeçarja nga komuna e Vitisë, e cila është e lindur në Lozanë të Zvicrës.

Finalja e spektaklit “Miss & Mister Zvicra Frankofone” do të mbahet më 13 qershor në Fribourg të Zvicrës. Diellza që nga tash është duke u përgatitur që të prezantohet sa më denjësisht në natën finale. “Nga nata finale pres që të arrij minimumin në tri vendet e para. Shpresoj që të gjithë shqiptarët t’i bëj krenarë me paraqitjen time”, thotë bukuroshja shqiptare.

Diellza me modelim ka filluar të merret qe tre vjet dhe deri më tash ka qenë pjesë e disa aktiviteteve të modës, ndërkohë punon në një dyqan të parfumerisë dhe kozmetikës. Në të ardhmen mendon të bëhet një modeliste e njohur jo vetëm në Zvicër, por edhe jashtë saj./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.