Fundamenti

Diellza Halili boksierja që synon të bëjë karrierë në boks

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të rralla janë rastet kur gjinia e bukur merret me sportin e boksit, i cili konsiderohet sport i meshkujve dhe njerëzve muskuloz, por për 16 vjeqarën Diellza Halilin këto paragjykime nuk qëndrojnë. Ajo tani e një vit e gjysmë ka kryqëzuar dorëzat e boksit për të arritur në piedestalet më të larta.

Boksierja nga Zhegra e Karadakut, Diellza Halili po sa ka përfunduar semi-maturën, ndërsa çdo ditë është nën urdhrat e dy trajnerëve të KB Drita, Musli Zymberi e Nazim Halili.

“Si e vogël jam dashuruar në sportin e boksit dhe vazhdimisht i kam dhënë detyrë vetës sime se do të bëhem boksiere, vazhdimisht e kam pasur ëndërr të jem në ring duke u përleshur. Boksi është një sport sfidues ku vjen në shprehje fuqia, shpejtësia e teknika dhe mendoj se të gjitha këto tipare i posedoj”, ka bërë te ditur Diellza Halili.

UBT

16 vjeqarja Diellza Halili, para karrierës së saj ka synime të qarta. “Çdo ditë me trajnerët e mia ushtroj afër nga dy orë, por këto ushtrime në të shumtën e rasteve I ushtroj edhe në shtëpi pasiqë i kam të gjitha veglat e boksit. Synimi im në sportin e boksit është të gjendem në majet më të larta të boksit në atë vendor e ndërkombëtarë. Idhulli im është legjenda e pa përsëritshme e boksit Muhammad Ali, ku njeherit për çdo ditë i studiojë veprimet dhe luftrat e tij”.

Talentja e madhe në mes litarve Diellza Halili e cila bokson në kategorinë 57 kg, ka një kërkesë duke i rekomanduar të gjitha femrave që të merren me sportin e boksit, i cili sport është një sport sfidues dhe i shëndetshëm.

Diellza ka bërë të ditur se ajo është e vetmja femër që merret me boks në Anamoravë, ndërsa në tërë Kosovën ka bërë të ditur se janë edhe nja 5-6 boksiere tjera. Si është talentja e boksit Diellza Halili, duhet përkrahur nga shumë donatorë të ndryshëm për të na bërë krenar në rrugëtimin e saj në mes litarëve të boksit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.