Eko Higjiena

Diell e vranësira, ky është moti për sot

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale të cilat edhe mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht orëve të vonshme të pasdites.

Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 28 gradë Celsius.

Fundamenti

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë dhe Mal të Zi nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Pasdite në disa vise në Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe veri të Malit të Zi priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Më të pakta do të jenë zhvillimet në territorin shqiptar.

Mot i ngjashëm pritet edhe ditëve të ardhshme. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe prapë priten mbi 30 gradë Celsius. Nga e marta parashihet të ketë shpeshtim të rrebesheve të shiut me vetëtima dhe bubullimë./meteo/