Uji Dea

Diell dhe vranësira – mëngjeset me brymë dhe mjegull

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa mëngjeset do të jenë me brymë dhe mjegull të lehtë deri të dendur.

Me afrimin e stinës së dimrit ditët do të shkurtohen nga një minutë.

Ditën e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Të martën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

ARKATANA

Ditën e mërkurë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 14 -17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Edhe dita e premte parashihet me pak vranësira dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.