Fundamenti

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave – korriku ishte muaji më i nxehtë që nga viti 1854

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se po përmbyllet një muaj me temperatura mesatare maksimale ekstrem të larta dhe llogaritet që ky korrik të jetë muaji më i nxehtë i korrikeve prej se kur kanë filluar matjet profesionale meteorologjike (1854 Angli në laboratorin KJU).

Sipas IHMK-së ndryshimet klimatike po ndodhin më shpejt se sa parashikimet e shkencëtareve të agjencive të fuqishme meteorologjike dhe tani nevoja për të reduktuar emetimet e gazrave serrë është më urgjente se kurrë më parë.

“Ky muaj me këto temperatura ekstreme nuk ka përfshirë vetëm Evropën por tri kontinente (Amerikën e Veriut, Azinë dhe Evropën). Temperatura mesatare në nivel global ishte 16.63 në vitin 2019, derisa ajo tani ka arritur në 17.08 gradë Celsius, që konsiderohet rritje rekorde”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq gjatë këtyre pesë diteve moti do të jetë me diell dhe vranësria të pjesshme. Temperaturar gjatë kësaj jave do të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

Parashikimi i motit për pesë ditë:

E hëne– Mot me diell dhe pjesërisht i vranët , vranësirat në pjesën e parë të ditës vende-vende mund te sjellin reshje afatshkurta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

Mobi Casa

E marte- Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

E mërkure-Mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius,

E enjte-Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius

E premte – Mot kryesisht me diell. Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1 deri 7 m/s.

Për shkak të këtyre temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP, ndërsa IHMK bënë thirrje qytetareve që mos të ndezin zjarre, sepse pos dëmeve në fushën e bujqësisë dhe pasojave tjera, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit dhe njerëzve në veçanti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.