RCCOLA

Die Welt për Kosovën: Ballkani po rrëshqet pavërjetshëm në kaos

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

​Gazeta prestigjioze gjermane „Die Welt“, në një artikull të gjatë për ngjarjet tensionuese në Ballkan ka shkruar se ky rajon pavërejtshëm është duke rrëshqitur drejt kaosit.

Gazeta shkruan se nërpëmjet Ballkanit çdo ditë kalojnë me mijëra refushatë, por duket se ata janë lënë në harresë. Më poshtë në jug të Ballkanit, konflikti është duke eskaluar.

„Si në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ashtu edhe në Podgoricë të Malit të Zi, në fundjavën e shkuar rrugën e këtyre qyteteve ishin shndërruar në kaos. Protestuesit ishin përleshur me forcat policore. Goma të djegura, granata dore, gaz lotësjellës dhe koktej molotov ishin përdorur“, shkuan gazeta, duke analizuar gjendjen e brishtë të sigurisë në shumicën e shteteve të Ballkanit, raporton Republika.info.

Duket se as Bashkimi Evropian nuk po gjenë asnjë mjet presioni për të gjetur një zgjidhje për politikanët në konflikt. Derisa, sipas Die Welt, qytetarët po presin thellësisht të dëshpruar.

Mobi Casa

Ndërkohë në Kosovë, shtet i populluar kryesisht nga shqiptaret, shkruan gazeta, pothuajse që dy dekada janë duke u marrë me integrimin e minotitetit serb. Pas shumë mundimeve, BE kishte lehtësuar disa marrëveshje, përmes së cilave pakica me rreth 70.000 serb do të kishin të drejta autonome.

„Në këto marrëveshje, opozita shqiptare po e sheh ndarjen e vendit dhe kërkon menjëherë nga Qeveria anulimin e tyre. Është hera e tretë që përfaqësuesit e opozitës kanë paralizuar punën e parlamentit, përmes hedhjes së gazit lotsjellës“, shkruan gazeta.

Derisa në Mal të Zi, shkruan Die Welt, shtet ky kandidat për BE dhe NATO, opozita po ashtu dëshiron të rrëzojë kryeministrin Milo Djukanoviq.

Por, në këtë kohë, sipas gazetës gjermane, qetësia është ajo që i duhet shteteve, sepse ato llogariten si me të varfërat në Evropë. Përmes përshkallëzimit të konflitit, investitorët e huaj nuk do të vijnë fare në këto shtete, shkruan „Die Welt.