UBT

“Die Welt” nuk tha që Thaçi do të gjykohet nga Specialja

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gazetari Enver Robelli, ka reaguar ndaj një artikulli që ka dalë në mediat vendore dhe ato të Shqipërisë, të cilin ai e ka shkruar për gazetën gjermane “Die Welt”.

“Die Welt” nuk tha që Thaçi do të gjykohet nga Specialja

Gazetari Enver Robelli, ka reaguar ndaj një artikulli që ka dalë në mediat vendore dhe ato të Shqipërisë, të cilin ai e ka shkruar për gazetën gjermane “Die Welt”.

Robelli ka mohuar se në tekstin e tij dhe të gazetës gjermane të kenë thënë se kanë njohuri nëse Thaçi do të gjykohet nga Specialja, sikurse ka thënë se nuk bën pjesë në spekulimet se kush mund të akuzohet dhe gjykohet nga kjo gjykatë.

Më poshtë është reagimin i Robellit në profilin e tij në Facebook:

“1. Lajmi i dhënë në disa mediume online se Hashim Thaçi do të gjykohet (sic!) për krime lufte është spekulim.

2. Ky spekulim është bërë së pari nga gazeta e Tiranës “Shekulli” duke iu referuar gabimisht një artikulli të botuar në gazetën gjermane “Die Welt”.

3. “Die Welt” nuk shkruan se Thaçi do të gjykohet, por vetëm se ai po frikësohet nga aktakuza. Rrjedhimisht, gazeta në titull vetëm sugjeron se Thaçi mund të ndihet i kërcënuar nga aktakuza. Fundja, prokurori amerikan Williamson, në kuadër të hetimeve, ka intervistuar Thaçin dhe ish-prijës të tjerë të UÇK-së.

4. Si autor i tekstit nuk kam informacion se kush do të akuzohet dhe nuk marrë pjesë në asnjë spekulim në këtë drejtim, siç është bërë modë ditëve të fundit. Në atë moment që do të kem një informacion të besueshëm për emrat që do të akuzohen, lajmin do e publikoj menjëherë dhe pa asnjë hezitim.

Uji Dea

5. Apeloj te të gjitha mediumet që t’iu shmangen spekulimeve dhe mos të shpërndajnë mjegull duke keqinterpretuar, keqlexuar dhe keqpërkthyer tekstet që botohen në shtypin ndërkombëtar. Me këtë qasje dëmtohet kredibiliteti i mediumeve dhe goditen nën brez gazetarët që kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale.

6. Artikulli është shkruar për gazetën zvicerane “SonntagsZeitung” dhe gazeta “Die Welt” e ka marrë atë në marrëveshje me redaksinë në Zürich. Titulli i shkrimit në “SonntagsZeitung” është “Kosova në përqafimin ngufatës të gjarprit”. Titulli i botuar në “Die Welt” është i kësaj redaksie.

7. Është fakt se të gjithë ish-liderët e UÇK-së po frikësohen se mund të akuzohen. Për këtë së fundi ka shkruar edhe revista prestigjioze “The Economist”. Por, kjo nuk i jep të drejtë asnjë mediumi online në viset shqiptare që të merret me spekulime për klikime”..

​Ministri i Jashtëm i Kosovës, burri i fortë i këtij vendi, rrezikon të përballet me një padi për krime lufte.Kështu shkruan gazeta e njohur gjermane, Die Welt, duke iu referuar Hashim Thaçit.

Sipas tyre, pas krijimit të gjykatës së posaçme, Thaçi rrezikon të jetë vetë një ndër të paditurit, ndërkohë që nga ana tjetër ai po lufton për afrimin e vendit me BE.

Thaçi mbante pseudonimin “Gjarpri” gjatë kohës që luftës, për shkak se nuk pëlqente të linte gjurmë pas.

Por pas 16 vitesh, ai rrezikon që të jetë në shënjestër të drejtësisë ndërkombëtare.

Thuhet se ka urdhëruar vrasjen e serbëve, romëve dhe bashkëpunëtorëve shqiptarë.

Po ashtu flitet edhe për tregti organesh./express/