Eko Higjiena

Die Presse: Hashim Thaçi do ta thellojë hendekun mes pozitës dhe opozitës

/ 2 minuta lexim

​Shteti më i ri evropian ndodhet në gjendje akute. Thuajse se është bërë përditshmëri hedhja e gazit lotsjellës në Parlamentin e Prishtinës.Kjo situatë e shtetit të ri, të kujton filmin amerikan, “Groundhog Day”: Sulme, protesta, ofendime dhe përleshje mes opozitës dhe pozitës së Kosovës, duke u bërë simbol i gjithë problemeve të rinisë së vendit.

Kështu shkruan në botimin e sotëm, gazeta e djathtë austriake, “Die Presse” në një koment të shkruar nga profesori universitar, Vedran Dzihic.

Sipas shkrimit, që e transmeton rtk, kriza politike ka pushtuar gjithë vendin dhe është e rrezikshme. Kjo vërehet edhe nga këndvështrimi i popullit. Shumë, të cilët janë të varur nga partitë qeveritare, në forma direkte ose indirekte, duket të mbahen me të. Presioni ndaj atyre të cilët nuk janë të kënaqur me situatën politike, por edhe ekonomike të Kosovës, do të rritet. Kriza e tanishme politike është si një test i ndërtim shtetit nga shqiptarët.

Hidromorava

Në këtë gjendje u zgjodh president Hashim Thaçi. Kjo do thellojë hendekun mes opozitës dhe pozitës, pasi ai simbolizon si askush tjetër, politikën e pushtetit të strukturave të vjetra.

Gjithmonë e më tepër ai është akuzuar për krime lufte dhe korrupsion. Në një vend ku funksionon demokracia, zgjedhja e tij president do ishte thuajse e pamundur.

Kosova duhej të zgjidhte një president të pavarur, me moral e etikë të lartë, i cili, do pranohej nga shoqëria duke qenë i volitshëm për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizave. Thaçi nuk është i tillë, ai nuk do jetë president i gjithë banorëve të Kosovës. Me zgjedhjen e tij president, Kosova është dëmtuar rëndë.