Hidromorava

Diaspora uron dhe falënderon Rajonipressin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Arben Kurteshi kryetar i AKR-së Internacional me seli në Zvicër në urimin e tij me rastin e njëvjetorit të Agjencisë Rajonale të Lajmeve Rajonipress ka thënë se diaspora tashmë ndihet shumë mirë e informuar për të gjitha zhvillimet që po ndodhin në Kosovë e në veçanti në Anamoravë. Tashmë rajonipress është i pranishëm në çdo familje të mërgimtarëve kudo që ata ndodhen.

Me rastin e njëvjetorit të rajonipressit redaksisë dhe themeluesit vazhdojnë t`i vijnë urime e falënderime nga më të ndryshmet. Meqë i vetmi rajonipress e ka rubrikën e veçantë për diasporën nuk na kanë munguar shumë urime e falënderime pikërisht nga diaspora.

Arben Kurteshi kryetar i AKR-së Internacional me seli në Zvicër në urimin e tij me rastin e njëvjetorit të Agjencisë Rajonale të Lajmeve Rajonipress ka thënë se diaspora tashmë ndihet shumë mirë e informuar për të gjitha zhvillimet që po ndodhin në Kosovë e në veçanti në Anamoravë. “Tashmë rajonipress është i pranishëm në çdo familje të mërgimtarëve kudo që ata ndodhen” ka thënë ai.

Fundamenti

Kurteshi ka thënë se mërgimtarët e Anamoravës në veçanti janë të privilegjuar që mund të klikojnë në rajonipress dhe të informohen për të gjitha ngjarjet e zhvillimet aktuale. “Rajonipress po na ofron me familjet tona, po na njofton e informon me punën e institucioneve tona. Po marrim lajme e shkrime për të gjitha ngjarjet edhe në Kosovë e rajon” ka thënë Kurteshi.

Kreu i AKR-së Internacional Arben Kurethi ka thënë se diaspora e falënderon në mënyrë të veçantë rajonipress sepse ka ditur të kujdeset të shkruaj dhe të sensibilizojë për të gjitha problemet dhe hallet që kanë mërgimtarët tanë.

“Unë jam shumë i kënaqur me punën e këtij mediumi i cili gjithmonë ka nxitur debate e probleme që e kanë ndihmuar dhe avancuar jetën integruese të mërgimtarëve. Ta edukosh mërgatën sot dhe ta informosh shpejt e saktë vërtet është obligim kombëtar e shtetëror” ka thënë mes tjerash Kurteshi.