ARKATANA

Diaspora pritet me festë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

I presin me pa durim pushimet verore. E për mërgimtarët tanë të cilët janë me numër tejet të madh ka menduar edhe Ministria e Diasporës në Kosovë. Kjo e fundit për të tretin vit me radhë bashkë me Komunën e Prishtinës iu uron mirëseardhje përmes aktiviteteve të shumta kulturore e artistike.

Ky manifestim tashmë njihet në vendin tonë si “Ditët e Diasporës dhe Mërgatës”. Përgjatë këtij organizimi i cili zgjat më ditë të tëra shfaqen një sërë koncertesh, filma, ekspozita, seminare nga fusha e letërsisë e pika të shumta artistike që përfshijnë thuajse çdo fushë.

ARKATANA

Hapja e manifestimit është bërë qysh natën e së enjtes me një koncert madhor në kryeqytetin e Kosovës, në të cilën interpretuan këngëtarë dhe rapsodë të njohur nga të gjitha trevat shqiptare, për të vazhduar më tej me “Javën e Filmit Shqiptar” e cila është e veçanta e këtij viti…(Tribuna).