UBT

Diaspora, peticion kundër polisës për mërgimtarët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ka lansuar një peticion për të kundërshtuar polisën e sigurimit të automjeteve për mërgimtarët.

“Peticion është lansuar kundër vendimit të marrë nga Byroja Kosovare e sigurimeve për mos uljen e tarifës së sigurimit kufitarë për bashkatdhetarët nga Diaspora dhe politikes neglizhuese të Qeverisë së Kosoves në lidhje më ketë problematik”, thuhet në njoftim të Kuvendit te Shqiptarëve të Zvicrës.

“Pra, do vazhdojë pagesa e plotë për mërgimtarët. Do të thotë së paku 14 milionë euro në vit”, thuhet në njoftim, raporton albinfo.ch.

Më tej, Kuvendi ka radhitur ankesat rreth kësaj çështjeje:

MJAFTË MË kanë paguar mërgimtarët!

MJAFTË MË është detyruar diaspora në mënyrë të padrejtë dhe diskriminuese të paguajë ketë polisë të sigurimeve të automjeteve!

HW

MJAFTË MË kompanive të sigurimeve dhe Byrosë së Sigurimeve për shfrytëzimin e diasporës, pa asnjë kompensim!

MJAFTË MË Qeverisë, Parlamentit, Komisionit për Buxhet dhe Bankës Qendrore të Kosovës, që nga kjo pagesë e padrejtë luajnë me ndjenjat e mërgimtarëve!

MJAFTË MË shfrytëzimit të diasporës!

MJAFTË MË që Diaspora ta ndjejë vetën në Kosovë, si në vend të huaj!

“Nëse e përkrahni këtë peticion, nënshkruani, shpërndani! Sa më shumë që e nënshkruajmë, aq më shumë do të ketë peshë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.