United Hospital

Diaspora përmirësoi klimën e bizneseve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

“Sidomos tremujori i fundit ka qenë shumë i kënaqshëm te tregtia me shumicë dhe kjo gjithmonë duke pas parasysh që kemi një aktivitet të shtuar të diasporës”.

Gjatë tremujorit të fundit është vlerësuar një përmirësim i dukshëm i klimës së të bërit biznes në Kosovë, konsideron Oda Ekonomike e Kosovës (OEK). Sipas komunitetit të biznesit, këtë klimë e kanë përmirësuar bashkatdhetarët me remitencat e tyre.

Rreth 83 për qind e kompanive të anketuara kanë deklaruar se situata për të bërë biznes është e kënaqshme. Këto konstatime OEK i ka nxjerr në bazë të një ankete lidhur me sektorin e shitjes, me kompanitë e ndërtimi dhe kompani të tjera prodhuese në Kosovë.

Sipas rezultateve të anketës, vetëm 17 për qind e bizneseve të anketuara janë deklaruar se situata e tyre në biznes nuk është kënaqshme.

Bengjet Rukiqi është sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës. Ai tha se në krahasim me tremujorin e parë dhe atë të dytë të këtij viti, tremujori i tretë ka treguar një rimëkëmbje ekonomike në vend.

“Me ambientin që ekziston në kushtet e veprimit të tyre, gjendja është e kënaqshme. Sidomos tremujori i fundi ka qenë shumë i kënaqshëm te tregtia me shumicë dhe kjo gjithmonë duke pas parasysh që kemi një aktivitet të shtuar të diasporës”, deklaroi ai.

Sidomos vera e këtij viti, sipas tij, ka qenë me një ardhje të madhe të remitencave, raporton REL.

Eco Higjiena

Në anketën që ka bërë Oda Ekonomike e Kosovës me drejtuesit e 498 kompanive, thuhet se pritjet e biznesit për gjashtëmujorin e ardhshëm, janë më pak të larta se në gjysmën e parë të këtij viti. Kështu, rezultatet japin sinjale se rimëkëmbja ekonomike do të vazhdojë edhe vitin tjerët.

Rukiqi nga OEK-u, tha se rreth 75% e bizneseve presin që punësimi i tyre të mbetet i njëjtë gjatë tre muajve të ardhshëm dhe nuk presin ndryshime sa i takon çështjes së vendeve të reja të punës.

“Problemi qëndron për pritjet përgjatë muajve të ardhshëm. Nuk kemi tendencë të kompanive t’i zvogëlojnë vendet e punës apo të largojnë punëtorë nga puna. Po në të njëjtën kohë nuk e paraqesin asnjë ndonjë tendencë të krijimit të vendeve të reja të punës”, shpjegoi Rukiqi.

Duke komentuar të gjeturat e këtij studimi të Odës Ekonomike të Kosovës, eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, tha se me gjithë përmirësimet, sipas anketës, nuk po vërehen ndryshime në gjendjen e përgjithshme sociale në vend.

“Për mua është pak shqetësuese kjo meqenëse kjo situatë e kënaqshme nuk ka një impakt të përgjithshme social. Do të thotë bizneset janë në pozitë më të mirë po kjo mund të jetë e mirë vetëm për pozicionin e tyre, por jo edhe për përfituesit e tjerë”, vlerësoi Rexhepi.

Hulumtimi tregon se përmirësime të dukshme janë vërejtur posaçërisht në sektorin e ndërtimtarisë, por edhe për tregtinë me shumicë, ndërsa pritjet për të ardhmen janë më pak optimiste në krahasim me tremujorët e kaluar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.