KKVITI

Diaspora nuk e harron Medvegjën, mobilizim i madh për ta mbajtur gjallë jetën atje

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Medvegjë – Jo vetëm krerët institucional shqiptarë, por edhe biznesmen e përfaqësues nga diaspora janë zotuar se do ta ndihmojnë e përkrahin Medvegjën, në mënyrë që ajo të gjallërohet edhe më shumë. Leme Xhema thotë se Medvegja po frymon shqip dhe atje tashmë jeta po ndërtohet e po zhvillohet çdo ditë e më shumë.

Jo vetëm gjatë festave fetare, por edhe në rastet tjera popullata e Medvegjës do të përkrahet në të gjitha sferat. Këtë zotin e kanë dhënë biznesmen nga diaspora, por edhe zyrtarët e lartë shqiptarë që punojnë e veprojnë në Medvegjë.

Kështu, Bashkësia Islame e Medvegjës, me kryetarin e saj Fitim Sahiti për nder të festës së Kurban Bajramit, ndau mishin e një lope në xhaminë e Kapitit dhe në xhaminë Banjës së Sjarinës, besimtarët shqiptarë për popullatën e Medvegjës.

Po ashtu biznesmeni i njohur nga Medvegja, Muharrem Salihu, kontribuoi me 500 euro, ndërsa Florim Sahiti me 300 euro.

FIDANISHTJA

Gjithashtu, edhe ndihmëskryetarja e komunës Leme Xhema kontribuoi me 100 euro, për blerjen e një lope për H.Zuka nga Llapashtica. “Derisa, të jetë gjallë diaspora shqiptare nuk guxon të hjek kush sot për bukë për libra as për lapsa në Medvegjën tonë. E ditëve të ardhshme kysmet edhe për punë” tha biznesmeni i njohur nga Medvegja, Muharrem Salihu.

Leme Xhema thotë se Medvegja po frymon shqip dhe atje tashmë jeta po ndërtohet e po zhvillohet çdo ditë e më shumë.”Jam e lumtur që Medvegja vërtet po ndërtohet çdo ditë e më shumë dhe përherë po jemi më kompakt e më të bashkuar për njëri tjetrin. Medvegja do të përkrahet në të gjitha sferat sepse interesi ynë është që aty të frymohet shqip” tha Leme Xhema.

Ndryshe kthimi i Leme Xhemës në Medvegjë ua ka kthyer shpresat shumë familjeve shqiptare, meqë ajo po tregohet një lidere e përkushtuar dhe shumë e afërt me popullatën dukje u solidarizuar me të gjitha aktivitetet dhe aksionet që ndërmerren për popullatën e Medvegjës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.