GRANDEMALL

Diaspora mbron lapidarin e UÇPMB-së

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Bern – Diaspora shqiptare, është duke e përcjellur me interesim të veçantë, çdo gjë që është duke kaluar Presheva, Medvegja e Bujanoci, pasi është vendosur para pak ditësh Lapidari i luftëtarëve të rënë të UÇPMB-së.

Reagimi i kryeministrit Serb Ivica Daçiq nuk është surprizë për opinion, sepse dihen apetitet e tija, por ne jemi unikë mes veti dhe ky lapidar, ka nderuar dëshmorët, familjet e tyre dhe padyshim edhe gjithë Luginën e Preshevës, sepse ata nuk luftuan kundër një populli, por kundër një regjimi, që e dënoi e gjithë bota demokratike, thuhet në fillim të reagimit të tri shoqatave (Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës”, Zvicër dhe dega e saj në Bruksel, Shoqata Humanitare “Medvegja”, Fully, Valis-Zvicër dhe nga Kryesia e Akademisë Përkujtimore të UÇPMB-së, Zvicër ) shqiptare në perëndim që tubon kryesisht shqiptaret nga Lugina e Preshevës, njofton “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Shqiptarët kudo në rajon e kanë dëshmuar veten e tyre se janë tolerant dhe me aspiratë perëndimore. Lapidari i UÇPMB-së, nuk është asnjë provokim, por vetëm një akt i kushtimit të kujdesit dhe kujtimit të shqiptarëve nga kjo pjesë e atdheut në të rinjtë që ranë gjatë vitit 2001, kundër një regjimi.

Deklaratat e kryeministrit të Serbisë, paralajmërojnë edhe njëherë për destabilizim të situatës dhe për të bërë “spektakle”, vetëm e vetëm, që të mashtrojë popullin e vet, se kinse është duke punuar në maksimum, e në anën tjetër, duke maltretuar qytetarët autoktonë të këtyre komunave dhe duke i mbajtur në stres, në vend, se të hap vende të lira të punës dhe për të kontribuar për paqe.

Njëjtë këtë lojë e luajti para zgjedhjeve në Serbi, por shqiptarët kurrë nuk kanë qenë që kanë provokuar, e nëse, e ndjen provokim ai, se po frymojmë shqip në vendin tonë, e flasim shqip, atëherë, ne nuk mundemi ta shërojmë.

UBT

Diaspora shqiptare, këto kërcënime i sheh, shumë të rrezikshme dhe i drejtohet edhe faktorit ndërkombëtarë, me në krye SHBA-të, që të vëzhgoj këtë situatë të krijuar pas deklaratave të Daçiqit.

Paska harruar Daçiqi, që ka hartuar lapidarin për pjesëtarët e rënë të xhandarmërisë serbe edhe atë në Lluçan, fshatin 100% të banuar me shqiptarë, pastaj kazermën e madhe ushtarake në Cepotin pak kilometra nga Bujanoci.

Shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre, nuk kanë treguar nacionalizëm agresiv.
Daçiqin, nuk duhet ta gënjejë mendja, se qeveria e tij mundet të ecë përpara në kurriz të shqiptarëve, duke burgosur, apo edhe më keq duke nëpërkëmbur të drejtat e tyre legjitime. Ky mentalitet antishqiptar, me të cilin kërkon të qëndrojë në pushtet, tregon se kriza politike dhe ekonomike po thellohet për çdo ditë e më shumë.

Diaspora shqiptare kërkojnë nga qytetarët e Luginës së Preshevës, partitë politike shqiptare, që të jenë në vigjilje të ngjarjeve, të mos bien pre e provokimeve, ndërsa nga faktori ndërkombëtar të reagojë ndaj deklaratave të “famshme” të Daçiqit, thuhet në fund të reagimit të shoqatave shqiptare nga Lugina e Preshevës që veprojnë në perëndim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.