FITORJA

Diaspora, faktor kryesor i zhvillimit ekonomik

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Mërgata jonë ka qenë, është dhe vazhdon të jetë një nga akterët kryesor të zhvillimit ekonomik të vendit.Njëkohësisht, roli i diasporës, përveç investimeve që sjellë këtu, është dhe instrumenti më i mirë i lobimit për tërheqjen e investimeve nga jashtë.

Kështu u tha të enjten në Forumin për Modelet e financave dhe investimeve të diasporës, organizuar nga Ministria e Diasporës, në mbështetje të UNDP-së, IOM-it dhe qeverisë Finlandeze.

Në këtë forum i cili kishte për qëllim diskutimin dhe shtjellimin e formave të financimit nga diaspora, si dhe modelet për investimet e tyre, ishin të pranishëm përfaqësues nga institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare, nga instancat më të larta në fushën e investimeve si dhe investitorë potencial dhe përfaqësues të bizneseve të diasporës, që veprojnë në Kosovë.

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka thënë se diaspora kosovare, ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. “Qëllimi i këtij forumi është që jo vetëm të pranishmit, por edhe bashkatdhetarët tjerë të cilët sot nuk kanë pasur mundësi të jenë me ne, të shfrytëzojnë këtë rast për shkëmbimin e përvojave dhe ideve të planeve dhe mundësive reale për investime dhe përfshirjet të qëlluara në zhvillimin ekonomik të vendit tonë, kur kemi parasysh që mërgata jonë ka qenë është dhe vazhdon të jetë një nga akterët kryesor të zhvillimit ekonomik të vendit. Ministria e diasporës nëpërmjet departamentit për hulumtime dhe përkrahje për investime të diasporës në vazhdimësi, po krijon ura lidhëse në mes të investitorëve të diasporës dhe vendit me qëllim të vetëm, që është zhvillimi ekonomik i Kosovës”, theksoi Makolli.

Ai beson që në një të ardhme të afërt, shteti ynë të ketë një fond të qëndrueshëm investiv, që do të stimulonte dhe fuqizonte investimet nga diaspora jonë, por jo vetëm nga ajo, por dhe nga investitorët e huaj, të cilët kanë shfaqur interesim për të investuar në Kosovë.

Ministria e Diasporës, sipas tij, në bashkëveprim me institucionet e tjera relevante, do të punojë për të hartuar politika të favorshme, për investimet nga diaspora dhe krijimin e ofertave të favorshme fiskale, sidomos duke pasur parasysh faktin që investimet potenciale të pjesëtarëve të diasporës në vendin e tyre të origjinës, janë matësi kryesor i stabilitetit të ekonomisë në vend si dhe është një sinjal pozitiv shumë i rëndësishëm për investitorët nga shtetet tjera. Ministria, siç tha ai, tashmë është në fazën e krijimit të bazës së të dhënave për bizneset e pjesëtarëve të diasporës, brenda dhe jashtë Kosovës dhe se ministria përmes këtij veprimi, pretendon që të krijojë një lidhje më të mirë në mes të mërgatës dhe vendit të origjinës.

Mobi Casa

Ndërsa Fadil Ismajli, ministër i Zhvillimit Ekonomik ka thënë se instrument më i mirë i lobimit për tërheqjen e investimeve nga jashtë janë vet diaspora. “Roli i diasporës, përveç investimeve që sjellë këtu, mendoj që është instrumenti më i mirë i lobimit për tërheqjen e investimeve nga jashtë, sepse ata ndodhen atje.

Kush do t’i besoj Kosovës më shumë se sa bashkëvendësit, se sa atë që vërtetë rëndojnë këtu. Duke i besuar ju do t’i besojnë edhe të tjerët, të cilët mund të sjellin qoftë veçmas, qoftë në bashkëpunim me juve, investimet të cilat do ta garantojnë një zhvillim të këtij vendi”, thekoi ministri Ismajli.

MZHE, sipas tij, së bashku me institucionet tjera relevante do të krijojë lehtësira në infrastrukturën ligjore dhe politikat fiskale, që do të lehtësonin një investim dhe zhvillim më të mirë të vendit. Ai, po ashtu, u zotua që do të jenë të përkushtuar në stabilitetin makroekonomik, krijimin e kushteve ligjore dhe komerciale me qëllim të tërheqjes së investitorëve dhe hapjen e vendeve të punës. Ismajli, po ashtu, ka thënë se diaspora jonë, gjatë vitit të kaluar ka dërguar mjete në vlerë prej 605 milionë euro.

“Sipas të dhënave që kemi në MZHE, diaspora e Kosovës gjatë vitit të kaluar ka dërguar mjete në vlerë prej 605 milionë euro, e që përbën 1/3 e buxhetit të Kosovës. Mendoj se mjafton vetëm ky shënim për ta parë sa e rëndësishme në esencë është diaspora për Kosovën, sa e rëndësishme është që edhe ne të angazhohemi për ta krijuar një platformë të shëndoshe që këto mjete që vijnë të orientohen në zhvillim”, ka thënë ai.

Edhe Osnat Lubrani, përfaqësuese e UNDP-së në Kosovë ka thënë se dërgesat nga diaspora kanë një rëndësi të madhe në reduktimin e varfërisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Megjithatë, sipas saj, remitencat në Kosovë, pak shkojnë për investime të cilat do ndikonin në krijim të vendeve të punës dhe një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Fenomeni i emigrimit ka qenë forcë e rëndësishme në riformimin e shoqërisë kosovare. Marrëdhëniet e afërta mes diasporës së Kosovës dhe banorëve në Kosovë, kanë një potencial shumë të rëndësishëm. Remitencat ndikojnë në reduktimin e varfërisë, megjithatë shumë pak prej këtyre remitencave shkojnë në investime, që mund të krijojnë vende të reja dhe të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, ka thënë ajo./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.