ARKATANA

Diaspora e Zvicrës, me “Ditët e Agimit” nderon heroin e saj

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Manifestimi u mbajt në Höri-Bülach dhe të ftuar ishin bashkëluftarë të brigadës 138 Agim Ramadani, mysafirë nga Kosova etj.

Ansambli i Valleve „Vatra“ nga Bülach-u i Cyrihut ka qenë edhe këtë vit organizator i manifestimit kulturor „Ditët e Agimit“. Ky ansambël ndjehet i nderuar që bën një organizim të tillë, duke e pasur parasysh bashkëpunimin e tij të ngushtë para lufte me Agim Ramadanin, i cili në atë kohë drejtonte Qendrën Kulturore Shqiptare në Altstette.

Kështu thotë edhe drejtori i ansamblit „Vatra“, Nexhmedin Isufi.

„Ne e ndjejmë veten të nderuar dhe të obliguar që të organizojmë manifestimin kulturor „Ditët e Agimit“ pasi që nuk mund ta harrojmë bashkëpunimin që kemi pasur me Agim Ramadanin, si udhëheqës i Qendrës Kulturore Shqiptare në Altstätte të Cyrihut. Ne kemi vite që organizojmë manifestimin për Agim Ramadanin dhe këtë do ta vazhdojmë edhe më tutje duke e zgjeruar programin dhe duke i thirrur edhe shoqatat tjera që të marrin pjesë“ u prononcua për albinfo.ch, Nexhmedin Isufi.

Ky manifestim u mbajt dje në Höri-Bülach dhe të ftuar ishin bashkëluftarë të brigadës 138 Agim Ramadani, mysafirë nga Kosova, familjarë të heroit Agim Ramadani etj.

Manifestimi filloi me intonimin e himnit kombëtar, dhe pastaj pas një minute heshtjeje, të pranishmëve iu drejtua drejtori i ansamblit „Vatra“ Nexhmedin Isufi, në cilësinë e organizatorit të manifestimit.

„Kam nderin që sot të jem në mesin e atyre që thanë shumë për heroin e kombit, Agim Ramadanin, por që do të jetë e paktë gjithherë për të përmbledhur madhështinë e veprës krijuese të heroit tonë. Paraqitjet e tij skenike në shfaqjet shkollore dhe autoriteti i tij në aktivitetet rinore të fshatit tonë ishin inspirim për të gjithë bashkëmoshatarët e mi. Si fëmijë e kisha model stili e frymëzimi. U ritakuam këtu në Zvicër dhe episodi i ri i bashkëveprimtarisë me të vazhdoi deri në ditët kur ai nisej për misionin e shenjtë, luftën për çlirimin e atdheut‘. Shumë nga anëtarët e këtij ansambli bashkëvepruan në vazhdimësi me të dhe jemi krenarë për këtë. Agimi na la shembullin më të mirë se cila cila duhet të jetë rruga jonë e vërtetë, andaj e kemi të lehtë, vetëm ta ndjekim atë” tha veç tjerash Nexhmedin Isufi.

Mobi Casa

Bashkëshortja e Agim Ramadanit, Shukria i tha po ashtu disa fjalë për Agimin.

„Para 16 viteve më kujtohet kur Agimi së bashku me Xhafer Gashin i cili është sot këtu me ne, planifikonin se si ta shpëtonin Ukshin Hotin nga burgu. Fatkeqësisht nuk ia arritën qëllimit, edhe sot e kësaj dite nuk dihet për fatin e tij, nuk dihet a është i gjallë apo i vdekur. Shpresoj që gjeneratat e reja të zgjedhin një rrugë të drejtë dhe të mirë, të cilët nuk do të jenë pre e politikës e cila është gjithmonë kundër nesh. Shpresoj po ashtu që Agimi i vogël (nipi i heroit, i cili ka trashëguar emrin e tij) vërtet të rritet në liri që meriton, sepse këta fëmijë janë të pafajshëm, këta fëmijë e meritojnë lirinë.“ tha para të pranishmëve gruaja e heroit Agimit, znj. Shukrie Ramadani.

Më tutje mbi veprën e Agimit foli edhe bashkëluftëtari i tij Xhafer Gashi që njëherësh është edhe kryetar i komunës së Kastriotit (Obiliqit).

„Agimi si edhe dëshmorët e tjerë nuk duhet të jenë vetëm si fotografi dhe figura në mur, ata duhet të jenë më tepër se këngë, më tepër se fotografi. Në ditën e rënies Agimi ende nuk i kishte mbushur 35 vite, sot shumica e bashkëluftëtarve të tij e kemi kaluar këtë moshë, por prapë se prapë edhe Agimin por edhe të tjerët i ndjejmë edhe sot si pishtarë me të cilët udhëheqim me ndërgjegjjen tonë. Një nga thëniet të cilat i përsëriste Agimi është kjo: `edhe pas çlirimit lufta nuk do të përfundojë, vetëm do të ndryshojë mënyra e saj`. Fatkeqësisht pas luftës Agimi nuk ishte në mesin tonë të na e kujtojë këtë fjali“ tha mes tjerash Xhafer Gashi, bashkluftëtar i Agim Ramadanit.

Programi i manifestimit ishte mjaft i pasur. Të pranishmit patën rastin të shohin në skenë artistë, poetë dhe valltarë që shpalosën artin e tyre.

Në skenë u ngjitën edhe nxënës të shkollës shqipe duke recituar poezi. Pastaj me valle u paraqit ansambli „Vatra“ me grupin e të rriturve si dhe grupin e të vegjëlve. Kishte edhe këngë të lehta nga këngëtarët Afrim Aliu, Berat Shala si dhe me një këngë baladë nga Yllka Zuzaku-Mustafa.

Të pranishmit i emocionoi edhe aktori i njohur Adem Kica i cili u paraqit me një monolog „Metafora në hije“ si dhe grupi „Aktrimi“. Gjithashtu në skenë doli edhe këngëtari i njohur Gold AG kurse në fund në skenë Emin Racaj me grupin e tij u prezantua me këngë burimore shqipe./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.