Uji Dea

Diaspora dërgon 750 milionë € për shtatë muaj, konsiderohet ndihmesë e madhe për ekonominë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Diaspora për shtatë muaj dërgoi në Kosovë 750 milionë euro, shifër kjo rekorde që nga paslufta, raporton Ekonomia Online. Këto dërgesa për Lirim Krasniqi nga “Germin”, janë impakt i jashtëzakonshëm për ekonominë e Kosovës, duke marrë për bazë edhe pandeminë dhe humbjet e bizneseve.

“Ne dje kemi publikuar një grafikë lidhur me remitencat për këtë vit, respektivisht deri në muajin gusht, dhe ajo që kemi vërejt është se kemi një numër të dërgesave rekord nga diaspora krahasuar që nga vitet e pasluftës, e flasim për periudhën janar-gusht një shifër prej 750 milionë euro”.“Kjo është një impakt i jashtëzakonshëm për ekonominë e Kosovës, duke pasur parasysh edhe gjendjen pandemike dhe humbjet e bizneseve. Këto janë vetëm dërgesat që kanë ardhur nga jashtë, pa përmendur këtu edhe qëndrimin e tyre këtu në vend dhe shpenzimet që kanë bërë”, theksoi tutje ai.

Sipas tij, krejt kjo ndihmon në ruajtjen e paqes sociale, sepse shumë familje burimin e kanë nga remitancat.“Kjo e ndihmon këtë ruajtjen e paqes sociale, sepse shumë familje në Kosovë e kanë burimin nga remitancat, por marrë në përgjithësi nuk është që ka një rrjedhje të parasë përmes konsumit të përditshëm”.

ARKATANA

Sa i përket benefiteve më shumë në konsum se në investime nga këto remitenca, Krasniqi thotë se duhet të ketë një strategji shtetërore që të rregulloj këtë proces.“Duhet të ketë një strategji apo politikë shtetërore, dhe që të tërhiqen investime. Por gjithsesi ka instrumente të tilla që mund të kenë impakt më të madh ne ekonominë e Kosovës”.

Rritja e konsumit me ardhjen e mërgatës ka kontribuar në rritjen ekonomike të Kosovës për vitin 2021, thuhet në raportin “Konkurrenca dhe rimëkëmbja pas pandemisë COVID-19”, të prezantuar nga Banka Botërore.

Sipas raportit, deri në fund të këtij viti, kjo rritje do të jetë 7.1 për qind, kundrejt një tkurrje prej 5.3 për qind që ishte vitin e kaluar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.