Diaspora, 6.3 miliardë remitenca

/ 1 minutë lexim

Gjatë vitit që lamë pas, dërgesat nga diaspora kanë thyer rekord duke arritur në 752,4 milionë euro apo 58,7 milionë euro më shumë sesa në vitin paraprak. Sipas ekspertëve të ekonomisë, brenda periudhës 2004-2015, remitencat arrijnë në 6.3 miliardë euro.

Brenda çdo muaji, dhjetëra miliona euro vijnë nga bashkatdhetarët në diasporë, si dërgesa për familjarët e tyre. Këto mjete që kalojnë shumën mbi 6.3 miliardë euro për 11 vjetët e fundit, shkojnë kryesisht në konsum të përditshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në qetësinë sociale të Kosovës.

Mobi Casa

Sipas ekspertëve të ekonomisë, Kosova, tetë vjet pas pavarësisë, vazhdon të mbetet e varur nga diaspora. Vetëm gjatë vitit që lamë pas dërgesat nga diaspora kanë thyer rekord duke arritur në 752,4 milionë euro apo 58,7 milionë euro më shumë sesa në vitin paraprak./zeri/